RTK

RTKLive
7 Dhjetor, 2021

Boksieret tona shpresojnë të kthehen me medalje

1 min read

Fatlume Ahmeti dhe Albulena Gubetini përfaqësojnë Kosovën në kampionatin evropian në Keszthely të Hungarisë.

Albulena GubetiniPas dy viteve mungesës të zhvillimit të kampionatit evropian në boks në konkurrencën femërore, kjo ngjarje rikthehet sërish në kalendarin e EUBC-së që do të filloj sot në qytetin Keszthely të Hungarisë. Kosova do të marrë pjesë me dy boksiere, Fatlume Ahmetin dhe Albulena Gubetinin. Me ekspediten e Kosovës ka udhëtuar gjyqëtari Latif Demolli dhe përzgjedhësi i femërave Mehmet Haxhani.

“Besojmë dhe shpresojmë se në kampionat do të dëshmojmë potencialin dhe të kthehemi me medalje për arsye se boksieret tona janë të përgatitura maksimalisht. Boksieret tona ishin në përgatitje dhjetëditore në Prevallë dhe trajneri Haxhani është i kënaqur me formën e tyre. Mendoj se me një fat sportiv në short  do të arrijmë qëllimin dhe të stolisem me njërën nga medalje që do të ishte sukses i madh dhe medalja e parë për boksin pas pavarësimit të sportit të Kosovës” deklaroi Latif Demolli për Kosova Boxing. 

Kampionati do të mbahet nga 1 deri 7 Korrik. Për rezultatet e boksierëve tona do t`ju informojmë në ditët në vijim.

Kosovaboxing.org
1 Korrik 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.