RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Nuri Seferi bokson me 23 Gusht në Rumani

2 min read

Nuri SeferiPas shumë pritjesh për të zhvilluar duelin e radhës në Tiranë për WBO eliminator me amerikanin BJ Floores, Nuri Seferi nuk do të presë më, ai do të zhvilloj duelin e radhës me 23 Gusht në Constanta të Romanisë.

Lajmin për Kosova Boxing e ka bërë vetë boksieri ynë Nuri Seferi i cili kërkon fitoren e radhës. “Kam planifikuar të boksoj me amerikanin BJ Floores në Tiranë për WBO Eliminator në muajin qershor, por ky duel nuk u finalizua për shkak të zgjedhjeve që ishin mbajtur atje, dhe kjo u shty edhe për një kohë. Unë nuk dua të pres dhe kam marrë vendim që me 23 Gusht të boksoj në Rumani” theksoi Seferi për Kosova Boxing.

Dueli i Seferit do të zhvillohet në 8 apo 10 raunde me një boksier cilësor, ku kundërshtari do të përcaktohet shumë shpejtë. Ky meç do të emitohet drejtpërdrejt në televizionin sportiv EUROSPORT.

Nuri Seferi rangohet i 4-ti në WBO dhe gjasat për titullin e WBO-së janë të mëdha, dhe për këtë arsye ai dëshironë të jetë sa më lartë në versionin WBO. Para tij rangohen, i pari BJ. Floores, i dyti Firat Arslan i cili do të matë forcat me kampionin aktual botëror në versionin WBO, Marco Huck me 15 shtator. Dhe i treti gjendet Alexander Aleexaev. Sipas analizave dhe të rejava pas këtij meçi të zhvilluar në Rumani, WBO duhet të japë ngjyrën jeshilë për duelin eliminator dhe të cakotoj datën dhe vendin e zhvillimit. Nuriu pritet që me fitoren e radhës të ze vendin e dytë apo të tretë, gjë që do t`i mundësohej dueli eliminator nga WBO.

Artan Vërbica
4 Korrik 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.