RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Klitschko urdhërohet prapë të mbrojë titujt

2 min read

wladimir klitschkoKampioni i padiskutueshëm në peshën e rëndë në boks, ukrainasi Wladimir Klitschko, është urdhëruar nga versioni botëror IBF që të përballet me bullgarin Kubrat Pulev, ka bërë të ditur promotori i Pulevit, Kalle Sauerland.

Klitschko ka mbrojtur titujt e botës në versionet WBA, WBO, IBF dhe IBO, dy javë më parë kundër australianit Alex Leapai, meç të cilin e fitoi me ndërprerje në raundin e pestë.

Leapai ishte kundërshtar i detyrueshëm i Klitschkos për versionin WBO dhe tash IBF, version tjetër ku është kampion Klitschko, e ka shpallur Pulevin 33-vjeçar sfidues të detyrueshëm të ukrainasit.

“Këtë e quaj një dhuratë të vonshme për ditëlindje. Isha anash ringut kur Wladimiri mbrojti titujt e tij disa javë më parë. Ishte ecje në park për të kundër Leapait. Mirëpo, do të jetë krejt ndryshe për Klitschkon kur të takohet me mua. Unë së paku them se do t’i shkaktoj probleme serioze. Do t’u tregoj tifozëve në mbarë botën se Klitschko nuk është një makineri e pathyeshme dhe do të realizoj ëndrrën time”, ka thënë Pulev, që ka mbushur 33 vjet po këtë muaj.  

Promotori i Pulevit, Sauerland, thotë se bisedimet kanë nisur me kampin e Klitschkos.

“Bisedimet me kampin e Klitschkos kanë nisur. Ne jemi të lumtur të ofrojmë këtë përballje të peshës së rëndë në bashkëpunim me K2 Promotions”, ka thënë Sauerland.

Pulev, që ka shënuar 20 fitore nga po aq meçe në ringun profesionist, vlerësohet si boksieri më i mirë në peshën e rëndë pas Klitschkos.

Medalisti i bronztë i botës si amator në vitin 2005, mposhti amerikanin Tony Thompson vitin e kaluar, boksierin që dy herë ka sfiduar titullin e botës, ndërsa në mesin e “viktimave” të tij janë edhe Alexander Ustinov e Alexander Dimitrenko.

Nuk është caktuar ende data për përballjen.

Klitschko aktualisht ka bilanc prej 62 fitoreve (52 KO) e tri humbjeve. Ukrainasi ka thënë më herët se dëshiron të unifikojë të gjithë titujt e mëdhenj në peshën e rëndë. I mungon vetëm titulli në versionin WBC, që është bërë vakant, pasi është pensionuar nga boksi vëllai i tij Vitali. Ka gjasa që Klitschko së pari të ndeshet me Bermane Stiverne që fitoi titullin WBC-së ndaj Arrerolas, e pastaj të vijë te përballja me Pulevin.

Kosovaboxing.org
14 maj 2014

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.