RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Nuri Seferi fiton titullin WBO-Europe për herë të tretë

2 min read

Nuri Seferi with a flagHamburg, Gjermani, 16 maj 2014 – Nuri Seferi ka shënuar fitoren më të madhe në karrierë. Ai sonte mposhti me vendim unanim boksierin hungarez, Tamas Ladi pas 12-raundeve të zhvilluara, duke fituar për herë të tretë titullin e kampionit evropian në versionin WBO. Seferi dominoi nga fillimi deri në fund duke treguar vetëmohim të pashoq duke dërmuar hungarezin Ladi, i cili për çudi i rezistoi shumë goditjeve të Seferit.  Ishte një strategji e përkryer nga trajneri i Seferit, Oktay Urkal, i cili kërkoi nga Seferi që të ketë sa më pak lëvizje me këmbë dhe të jepë goditje sa më shumë të sakta, dhe kjo rezultoi me një fitore të thellë nga boksieri ynë.

Seferi pati një paraqitje mbreslenëse ku sidomos erdhen në shprehje të gjitha goditjet e tij në këtë përballje, që nga direkti i majtë, kroshea e tij e majtë, aperkati me të djathën dhe goditja e djathtë që në të shumtën e rastëve gjente cakun. Pra, ishte Seferi më i miri që e kemi parë ndonjëherë, një boksit komplet. Me këtë fitore dhe me këtë vrullë që ai po punon në kampin e EBC në Hamburg, mund të shpresojmë që Seferi mund të fitoj titullin e kampionit të botës.

Seferi në 6-muajt e fundit ka shënuar dy fitore të rëndësishme ndaj franqezit Steve Herelius me diskualifikim në raund të shtatë, dhe venezualasit Gusmyr Perdomo me vendim unanim të gjyqëtarëve. Por, performanca ndaj Ladit ishte e përkryer gjë që Seferit i ka munguar për një kohë të gjatë. Sigurisht që pasojat ishin të vitit 2013 i cili Seferi priti gjatë të paraqitet në Tiranë dhe nuk iu realizua ëndrra duke lënë atë inaktiv për një vit jashtë ringut.

Por, gjithsesi fitorja e sontme na bënë të gjithëve të shresojmë se Seferi ka akoma për ti dhënë boksit dhe mundësia për titullin e kampionit të botës do ti vije nga fundi i këtij vitit.

Në këtë mbrëmje u paraqitën edhe dy boksierët tanë shqiptar, Sefer Seferi dhe Butrint Rama të cilët poashtu shënuar fitore të rëndësishme. Seferi fitoi me ndërprerje në raund të parë, ndërsa Rama poashtu fitoi me ndërprerje në raund të tretë.

Artan Vërbica
16 maj 2014

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.