KB Tirana kampione për herë të dytë me radhë për të rinjë
2 min readKlubi i boksit Tirana ka përsëritur suksesin e vitit të kaluar duke dal sërish kampion i Shqipërisë për grupmosha të rinjë. Kampionati u mbajtë në Shkodër ndonëse ishte paraparë të mbahej në Tiranë.
E veçanta e këtij aktiviteti ishte futja e disa nga kampionët e kadetëve e cila fillimisht u kundershtua nga ekipi Tiranës dhe nga disa ekipe të tjera për arsyen se kjo gjë përbente shkelje të rregullorës së AIBA-së, e cila thotë qe kjo gjë percaktohet vetem me vit kalendarik. Si përfundim këshilli i trajnerëve vendosi që kjo grupmoshë te hynte në këtë kampionat.
Ky kampionat u zhvillua për tre ditë rradhazi me pjesmarrjen e 10 ekipeve dhe 56 boksierëve. Që në ditën e parë ekipi i Tiranës dominoj dukshëm duke arritur tre fitore në peshën 64 kg, 69kg, dhe 91kg. Në ditën e dytë përballjet u zhvilluan shumë të forta. Ekipi i Tiranes nxorri 6 boksierë, Vllaznia 4, Apollonia (Fieri), 4 Dardania (Tiranë), 3 Teuta (Durrës), 1 Flamurtari (Vlorë).
“Jam shumë i gezuar që për vitin e dytë rradhazi ekipi i Tiranes shpallet kampion. I falenderoj të gjithë boksierët për shpirtin e garës, përkushtimin maksimal në stërvitje dhe themë se me punë dhe stervitje arrihet gjithcka. Me këto talente Shqiperia ka mundësinë që të pretendojë në arenat ndërkombetare, gjë që e kanë dëshmuar mjaft mirë në turneun e zhvilluar në Mostar të Bosne dhe Hercegovinës, ku kanë marrë medalje të arta dhe të argjendta.Shpresojë të mos dështoje pjesëmarrja në kampionatin botëror që zhvillohet në tetor në Tajlandë. Këtu mund të pretendojmë për ndonjë rezultat të mire, gjë që na nderon si Shqiptarë. Keta djem janë e ardhmja për pjesëmarrje në Olimpijaden “Rio De Janiero” Brazil 2016’ theksoi trajneri i Tiranës, Sead Bushati për kosovaboxing.org.
Rezultatet e finaleve:
49kg – Zajmi (Dardania) – Vrapi (Teuta) – fiton Zajmi me AB (terheqje të kundershtarit).
52kg – Kaloti (Tomori) – Zeneli (Flamurtari) – Zeneli me AB (tërheqje të kundershtarit).
56 kg – R.Zeneli(Vllaznia) – Musta (Apollonia) – 10-8
60 kg – Kuqari (Apollonia) – Egra (Tirana) – 11-8
64 kg – Merkohasanaj (Dardania) – Mone (Apollonia) – 8-5
69 kg – Nurja (Tirana) – Jahollari(Dardania) – 10-7
75 kg – Beqiri (Tirana) – Shkafja ( Vllaznia) – 12-9
81 kg – Laçi (Tirana) – Cimili (Apollonia) – Laçi me KO
91 kg – Duka (Vllaznia) – Vata (Tirana) – 35-31
+91kg – S. Deda (Tirana) – Deda (Vllaznia) – WO – fiton S.Deda nga Tirana me mosparaqitje te kundershtarit
Renditja e përgjithshme:
Tirana 27 pike
Vllaznia 14 pike
Apollonia 14 pike
Boksieri më i mirë i këtij aktiviteti u shpall talenti i ekipit të Tiranës Alban Beqiri
Boksieri më luftarak u shpall Rexhildo Zeneli nga Vllaznia.
Përgatiti : Artan Vërbica
11 Shtator 2012
Urime Sead e dhasht zoti te beheni kampion dhe me senioret ku dhe do shpresojm ne sukseset e juaja me ekipen e Tiranes.
jua boft zoti hallall…respekt presor Seat Bushatit !