RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Ministri Memli Krasniqi priti boksierin tonë Haxhi Krasniqi

2 min read

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim boksierin nga Kosova Haxhi Krasniqi, i cili më 25 Gusht në Berlin fitoi titullin titullin ‘WBO International’ në kategorinë gjysmë të rëndë të boksit profesionist. Ministri e cilësojë boskerin Krasniqi si prijës i gjeneratës së ardhshme të artë të boksit të Kosovës.

”Ky është titulli i dytë me rëndësi i fituar në karrierë në boksin profesionist nga Haxhi Krasniqi dhe përben një krenari për gjithë popullin e Kosovës. Karriera shumë e suksesshme e boksierit Haxhi Krasniqi dhe sfidat që e presin përpara, pasi ai është vetëm një 25 vjeçar, shënojnë ardhjen e një gjenerate tjetër të suksesshme të boksierëve kosovarë”, tha ministri Krasniqi.

Ministri Krasniqi  tha se shteti do të jetë gjithnjë pranë Krasniqit dhe gjithë boksierëve tjerë për të ndjekur rrugën e suksesit, duke promovuar kështu në përgjithësi potencialet që ka shteti i Kosovës.

Ndërsa Haxhi Krasniqi ka falënderuar ministrin për përkrahje të vazhdushme si dhe vlerësoi hapat që janë bërë në ndërkombëtarizim dhe zhvillim të sportit të Kosovës.

”Pas titullit jam edhe më shumë i motivuar për angazhim edhe më të madh për të arritur edhe më shumë tituj. Jam i gatshëm që të japë kontribut që edhe më shumë të afirmohen sportistët tanë”, ka deklaruar boksieri Haxhi Krasniqi.

Kosovaboxing.org
10 Shtator 2012

1 thought on “Ministri Memli Krasniqi priti boksierin tonë Haxhi Krasniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.