Karaxha dëshmohet, fiton titullin e Belgjikës
1 min readKaraxha dy herë më parë kishte sfiduar titullin e Belgjikës por nuk ia kishte arritur të dal fitimtar. Mbrëmë ai shkëlqeu, ndërsa kjo është fitorja më e madhe për te në karrierë.
Meçi ishte sfidues që nga fillimi. Karaxha (13-4-1, 5 KO) punoi mjaft mirë që nga fillimi i meçit duke u munduar që ti qiroj hesapet me te që në fillim. Por, në raundin e tretë Karaxha pati një krizë dhe lodhje, ndërsa kundërshtari Azaroui nuk arriti ta shfrytëzoj. Gjatë periudhave në vazhdim Karaxha u tregua i menqur dhe pushonte. Ai shpërtheu në raundin e gjashtë duke e hedhur në dysheme Azarouin, por ky u ngritë dhe vazhdoi. Njësoj vazhdoi edhe në raundin e shtatë ku sërish Azaroui u gjetë në nokdov, por që me vështirësi vazhdoi. Në raundin e tetë Karaxha përfundoi çdo gjë dhe dilemat e këtij meçi duke triumfuar me nakaut teknik.
Kjo fitore do ta ngrisë reputacionin e tij në Belgjikë. Ai bëhet shqiptari i tretë pas Selajdin Koxhës dhe Dardan Zenunajt që fiton titullin e Belgjikës. Ky djalosh premton shumë vetëm se i duhet një menaxhment serioz. E kemi cekur edhe më parë, ai ka potencial të madh për të ardhmen.
Artan Vërbica
21 maj 2017