RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Karaxha sfidon titullin e Belgjikës në kategorinë velter

2 min read

Meriton KaraxhaBoksieri ynë Meriton Karaxha këtë fundjavë me 20 maj do të ketë meçin e tij të vlefshëm për titullin e Belgjikës në kategorinë velter.

Karaxha i cili zakonisht bokson në dy kategori të ndryshme, të lehtën dhe super të lehtën, pranoi sfidën e guximshme apo jo mirë të menduar dhe të rrëzikshme në dy kategori më të lartë në velter për titullin e vlefshëm të Belgjikës. Kjo sfidë duket e vështirë për Karaxhën kur dihet që kundërshtari i tij, Imad Azaroui (9-1, 1 KO) është boksier mjaft cilësor, por që shpresojmë që Karaxha me ekipin e tij e kanë analizuar mirë dhe do t`ia dalin duke u kurorëzuar me titullin e vlefshëm të Belgjikës.

“Më erdhi kjo ofertë dhe nuk munda ti themë JO. Me shumë dëshirë e pranova dhe do të shkoj të fitoj” theksoi Karaxha për Kosova Boxing.

Karaxha (12-4-1, 4 KO) ka boksuar dy herë për titullin e Belgjikës kundër Ahmed El Hamwi duke qenë shumë pranë, por që gjyqëtarë i mohuan njërën fitore, atë të revanshit ku Karaxha ishte më i mirë. Këto dy përballje u zhvilluan në kategorinë super të lehtë. Kjo është hera e tretë për Karaxhën, shpresojmë e treta e vërteta.

Kosova Boxing i dëshiron shumë suksese boksierit tonë i cili është njëri ndër boksierët më premtues që e kemi. Ne jemi dhe të vetmit nga të gjithë që e kemi përkrahur dhe mbështetur që nga fillimi i karrierës së tij duke i besuar.

Artan Vërbica
16 maj 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.