Brook dhe Spence Jr, meçi që po pritet me padurim këtë fundjavë
2 min readKell Brook dhe Errol Spence Jr është meçi që po pritet me padurim nga adhuruesit e boksit. Dueli që do të zhvillohet në Sheffield të Britanisë së Madhe këtë fundjave me 27 maj, do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin IBF në kategorinë velter.
Brook (36-1, 25 KO) i cili e sfidoi titullin e kampionit të botës në kategorinë e mesme kundër kazakut të fuqishëm, Gennady Golovkin (37-0, 33 KO), duke pësuar me nakaut teknikë në raund të pestë, dëshiron të rikthehet aty ku për disa vite me suksesë ishte më i miri në IBF në kategorinë velter, duke mbrojtur titullin e kampionit të botës plot katër herë, duke qenë ndër më të mirët në botë në këtë kategori. Por, kundër Errol Spence Jr (21-0, 18 KO) do t`a ketë prapë vështirë, sepse Spence Jr, konsiderohet si njëri ndër talentët më të mëdhenjë në botë i cili do të mbizotrojë në boksin botëror, sidomos në kategorinë velter. Por, dëshmitar të këtij super meçi do të jemi kur me 27 maj do të ndeshën këta dy kolosë.
Spence Jr, sfidën për titullin e kampionit të botës e ka marrë me plot meritë. Ai mposhti kampionin e evropës dhe sfiduesin e botës, italianin Leonard Bundu (33-1-2, 12 KO) me nakaut në raund të gjashtë duke i shkaktuar humbjen e dytë në karrierë. Poashtu mposhti ish-kampionin e botës, Chris Algeri (21-2-0, 8 KO) me nakaut teknik në raund të pestë. Pra, dy fitoret e fundit ndaj dy kundërshtarëve të vlerësuar e sollën atë në pozitën e parë në versionin IBF duke i dhënë rastin të sfidoj titullin e kampionit të botës me plot meritë.
Brook dëshiron të rikthej shkëlqimin dhe namin e tij, ndërsa Spence Jr, ka rastin jetësor. Ky meç do të jetë ndër më interesantit të vitit.
www.kosovaboxing.org
25 maj 2017