Kabashi i gatshëm për mbrojten e titullit
1 min readKanë mbetur vetëm edhe tre ditë deri te përballja e shumë pritur e Besim Kabashit. Kabashi të shtunden në Olympia Eishalle në Mynih do të përballet me çekun Petr Vondracek. Ky duel do të jetë i vlefshëm për titullin WKA në kategorinë +95 kg, ku Kabashi është kampion aktual dhe do të mbroj titullin. Kundërshtari i Kabashit, çeku Vondracek është i gjatë 186 cm dhe peshon 110 kg dhe ka eksperiencë të madhe në kick-box. 28 Maji do të jetë natë madhështore ku pas finalës së madhe mes Barcelonës dhe Manchester United në Wembly të Anglisë, televizioni ynë publik RTK do kyqet menjëherë në Mynih për ajkën e mbrëmjes atë të Kabashit dhe Vondracek ku shikuesit do të kënaqën me transmetim të drejtpërdrejt. Meçi do të transmetohet edhe në TV gjerman SAT 1 dhe atë kroat KTV.
Kosovaboxing.org
25 Maj 2011