RTK

RTKLive
28 Tetor, 2021

K.B. Prizreni shpallet kampion ndërsa Jeton Plakaj boksieri më i mirë

2 min read

Klubi i boksit Prizreni ka përsëritur suksesin e vitit të kaluar duke mbrojtur titullin e kampionit. Prizrenasit arritën që me katër fitore (tre junior dhe një senior)  në finale të shpallën kampion radhazi për herë të dytë. Titullin ja sollën këta boksier Ardian Gashi në 54 kg (junior), Naser Shala në 64 kg (junior), Arben Xhoxhaj në 75 kg (junior) dhe i rikthyeri Mahmut Gorda i cili fitoi pa luftë. Jehonë dhe bukuri këtij kampionati i dha Jeton Plakaj i cili poashtu u rikthye nga Gjermania si mobilizim i klubit të boksit Prishtina duke u ndeshur në duelin final në 91 kg me boksierin nga Peja, Egzon Muqollin. Ky ishte dueli më i bukur ku Plakaj tregoi cilësit e tij dhe përvojën ndërkohë që Muqolli tregoi luftë të fortë dhe rezistencë. Duel interesant ishte edhe në konkurrencën e femërave ku Marigona Beadini u takua me Albulena Gubetinin. Fituese doli Beadini në saje të eksperiencës së saj ku e mundi me vendim të gjyqëtarëve. Duel tjetër interesant ishte mes Liridon Zeqirit dhe Ramë Kuqit. Zeqiri ishte më i mirë dhe u shpall fitues.

Rezultatet :
1. 51kg – Lirim Bajrami (Fushë Kosova) – Yll Morina (Gjakova 137) – junior – 2 : 0
2. 51kg – Ardian Gashi (Prizreni) – Berat Kelmendi (Peja) – junior – 2 : 0
3. 60kg – Liridon Zeqiri (Drita) – Rame Kuqi (Gjakova 137) – senior – 2 : 0
4. 60kg – Erlind Avdyli (Gjakova 137) – Shpetim Ahmeti (Trepça 89) – junior – 0 : 2
5. 60kg – Alban Qeriqi (Fushë Kosova) – Gazmend Gashi (Gollaku) – kadet – 0 : 2
6. 64kg – Besart Xhafa (Trepça 89) – Arian Gashi (Gollaku) – kadet – 0 : 2
7. 64kg – Vehmi Lulaj (Gjakova 137) – Naser Shala (Prizreni) – junior – 0 : 2
8. 64kg – Burim Hasani (Fushë Kosova) – Brahim Kadriaj (Peja) – senior – 2 : 0
9. 64kg – Marigona Beadini (Prishtina) – Albulena Gubetini (Trepça 89) – femëra – 2 : 0
10. 69kg -Fatlum Kastrati (Prishtina) – Fetah Leskovica (Kastrioti) – junior – 0 : 2
11. 69kg – Nazmi Kurteshi (Trepça 89) – Durim Thaqi (Gjakova 137) – senior – 0 : 2
12. 69kg – Albert Avdullahu (Fushë Kosova) – Qendrim Neziri (Kastrioti) – kadet – 0 : 2
13. 75kg – Burhan Zeneli (Trepça 89) – Granit Zallqi (Gollaku) – senior – 2 : 0
14. 75kg – Arban Xhoxhaj (Prizreni) – Bujar Zatriqi (Peja) – junior – 2 : 0
15. 81kg – Krijon Shehu (Gjakova 137) – Arian Selimi (Kastrioti) – junior – 2 : 0
16. 81kg – Bujar Sejdiu (Kosova Vushtrri) – Ismet Dobratiqi (Prishtina) – senior – 2 : 0
17. 91kg – Jeton Plakaj (Prishtina) – Egzon Muqolli (Peja) – senior – 2 : 0
18. 91kg – Rasim Arifi (Kastrioti) – Arber Elezaj (Peja) – 0 : 2

Gjyqëtarë :
Latif Demolli – kryesor
Rrustem Konjuhi – F.Kosove
Rasim Rrustemi – Mitrovice
Agim Shala – Gjakove
Agim Tahiraj – Prishtine
Faik Hajdari – Mitrovice
Bejtulla Hyseni – Prishtine
Qaush Myrta – Gjakove
Safet Syla – Mitrovice
Fadil Bekteshi F.Kosove

Delegat : Sylejman Voca
Mjeku kujdestar : Gani Halilaj

Kosovaboxing.org
8 Nëntor 2010

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.