RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Joseph Parker mposht Hughie Furyn me pikë, duke mbrojtur titullin e kampionit të botës në WBO

1 min read

Manchester Arena, Angli, 23 shtator 2017 – Hughie Fury (20-1, 10 KO) ka dështuar në sfidën e parë e jetësore për tu kurorëzuar me titullin e kampionit të botës, duke pësuar nga boksieri nga Zelenda e Re, Joseph Parker me vendim unanim pas 12-raundeve.

Parker (24-0, 18 KO) ishte mbrojtja e dytë e titullit të kampionit të botës në versionin WBO. Për Fury-n, kjo ishte humbja e parë në karrierë në boksin profesionist.

Parker gjatë gjithë duelit ishte agresori në ring. Ai bëri më shumë për të fituar meçin duke gjuajtur më shumë goditje.

Tani është bërë tabu vendimi i padrejtë i gjyqëtarëve, ku edhe në këtë përballje dallimi i gjyqëtarëve ishte shumë larg njëri-tjetrit. Njëri e vlerësoi të barabartë me 114-114, ndërsa dy të tjerët 118-110 për Parker.

Në kampin e Fury-t pati paknaqësi, por boksieri britanik sonte bëri shumë pak për tu shpallur kampion i botës.

www.kosovaboxing.org

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.