RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Ibrahim Balla sfidon titullin WBC të Oqeanisë

1 min read

Njëri ndër boksierët me më perspektivë në botë, australiani me origjinë shqiptare Ibrahim Balla (12-1-0, 7 KO) do të zhvilloj meçin e ardhshëm me 21 tetor në Melbourn të Australisë. Ai përballë do t`a ketë boksierin nga Tanzania, të pamposhturin Salim Mtango (9-0, 6 KO). Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin WBA të oqeanisë apo “WBA Oceania” në kategorinë pendël.

Balla renditet i 82-ti nga enti për statistika në boxrec.com, ndërsa Mtango i 147-ti. Meçi do të jetë sfidues dhe do të mund të sjellë titullin e pestë në karrierë për Ballën. Ai më parë ka fituar titujt e “Victoria State” në kategorinë super bantam, pastaj titullin e Australisë në dy kategori të ndryshme në super bantam dhe pendël. Si dhe titullin “WBA Oriental” në kategorinë pendël. Titulli i Oqeanisë do të fut atë në TOP-15 në versionin WBA.

Sikur se Balla që ka rezultate kulminante dhe tituj të fituar edhe Salim Mtanga ka fituar tituj të çmuar. Ai në Australi vjen si kampion i Tanzanisë. Kuptohet në Afrikë mundësit për tituj bote janë më të kufizuara dhe më pak të mundshme.

www.kosovaboxing.org 
27 shtator 2017 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.