RTK

RTKLive
26 Shtator, 2022

Fury dhe Parker, të gatshëm për betejë

2 min read

Sonte do të kemi një meç shumë interesant në kategorinë e rënd në Manchester Arena të Anglisë, ku vendasi Hughie Fury (20-0, 10 KO) do të sfidon titullin e kampionit të botës në versionin WBO kundër kampionit aktual, boksierit nga Zelanda e Re, Joseph Parker (23-0, 18 KO).

Meçi do të jetë mjaft interesant dhe i paparashikueshëm, sepse kemi të bëjmë me dy boksier të pamposhtur dhe dy boksier të kalibrit elitar. Hughie Fury kusherinji i ish-kampionit të botës Tyson Fury, do të ketë mundësinë që në familjen Fury në historinë e tyre të kenë edhe një kampion tjetër botëror në kategorinë e rënd. “Fury i ri” siç e quajnë ka shkathësi edhe më të veçanta se që kishte Tyson Fury, por do të shohim se sa do të jetë psiqikisht i gatshëm të pranoj ngarkesën e të fitoj titullin e botës. Ndërsa në anën tjetër Joseph Parker që i ngjan stilit të vjetër klasik, i njejti me atë të legjendës së dikurshme Jack Dempsey, ka më shumë përvojë duke pasur përballje më të vështira se që ka Fury.

Kjo do të jetë mbrojtja e dytë e titullit të kampionit të botës për Parker. Ai titullin e botës e fitoi vitin e kaluar kur titulli WBO-së mbeti vakant nga Tyson Fury i cili rezultoi pozitivë me kokainë. Për titull boksuan Parker dhe meksikani Andy Ruiz Jr (29-1, 19 KO), të cilin Parker e fitoi me vendim të një anshëm. Parker si kampion i botës e mbrojti titullin  e botës kundër romunit Razvan Cojeanu (16-3-0, 9 KO) duke e mposhtur me vendim unanim.

Artan Vërbica: “Nga ky meç pres një fitore të Parker, me ndërprerje para kohe në raundet e fundit, apo me vendim të gjyqëtarëve nëse vendimi i gjyqëtarëve do të jetë i drejtë. Me duket hap i ngutshëm për Hughie Fury edhe pse e konsideroj një prej talentëve më të mëdhenjë në botë, por ai në 20-meçet e deritashme nuk ka pasur kundërshtar të denjë dhe ka pasur probleme me shëndet. Sipas informatave që kam, Fury vuan nga një alergji i lëkurës që i shkakton shumë herë probleme. Ndërsa fitorja e Parker ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr, ka dëshmuar atë si kampion të vërtetë dhe me potencial të madh i cili mund të unifikojë të gjitha titujt e kampionit të botës”

www.kosovaboxing.org
23 shtator 2017

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.