RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Penzionohet Andre Ward

1 min read

Edhe pse vetëm 33-vjeçar, amerikani Andre Ward, kampion i padiskutueshëm botëror në kategorinë gjysëm të rënd dhe më parë në kategorinë super të mesme, ka vendosur që përfundimisht ti varrë dorezat në goshdë dhe ti thotë lamtumirë boksit aktivë. 

Ward i cili së fundi i dha lekcion rusit Sergey Kovalev, mori një vendim që askush nuk e priste. Kjo për botën e boksit ishte edhe një befasi që pak kush e kishte pritur.  Ai ka fituar gjithçka në boks, që nga fillimi i karrierës së boksierit amator e deri te ai profesionist. Me 2004 në Athinë në Lojrat Olimpike verore, fitoi medaljen e artë olimpike. Kjo medalje mbetët e fundit e fituar nga ndonjë amerikan në boks në konkurrencën e meshkujve. Me 2004 kaloi në boksin profesionist, ku për 14-vite karrierë zhvilloi gjithsejt 32 meçe, të gjitha fitore, 16 prej tyre me ndërprerje. Në boksin profesionist fitoi gjithçka që ishte e mundshme që pak ndonjë boksier mundet t`a realizoj, gjithsejt 10-tituj më të vlefshëm botëror.

 

Ai ka mposhtur boksierët më të mirë në planet si Sergey Kovalev, Mikhael Kessler, Allen Green, Arthur Abraham, Carl Froach, Chad Dawson, etj.

Ward do të gjejë vetën në mesin e “Hall of Fame” apo më të famshëmve sa i përket boksit botëror. Ai është Ikonë dhe do të mbetët model për boksin modern.

www.kosovaboxing.org
23 shtator 2017

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.