RTK

RTKLive
16 Tetor, 2021

Jeton Plakaj bëhet profesionist

2 min read

Boksieri më i mirë në dekadën e fundit në boksin amator në Kosovë, Jeton Plakaj do të bëhet profesionist. Plakaj do të debutoj në ringun profesionist me 4 Qershor të muajit të ardhshëm kundër çekut, Zdenek Siroky 0-9. Dueli do të mbahet në “Karl Eckel Halle”, Hessen në Gjermani, ku lufta do të jetë në katër raunde.

Plakaj ka kaluar një kohë të gjatë në boksin amator duke fituar disa herë me radh titullin e kampionit në Kosovë. Ai nga viti 2003 deri 2009 ishte kampion i Kosovës në kategorinë gjysmë të rënd dhe poashtu një vit kaloi edhe në kampionatin shqiptar me 2004-2005 me Flamurtarin e Vlorës ku edhe atje shënoi suksese duke u shpallur kampion i Shqipërisë. Vitin a kaluar kaloi në kampionatin e Gjermanisë ku mori pjesë në turneun e republikës së Badenwetemburg ku arriti deri në finale. Kosovaboxing.org në fillim të këtij viti intervistoi boksierin Plakaj çka na tregoi se deri në muajin Qershor do të bëhet profesionist dhe ja që tani ambiciet e tija dolën dhe ai do të debutoj në muajin e ardhshëm. Plakaj është 29-vjeçar dhe mund të presim rezultate të mira në boksin profesionist. Ai ka të kaluar të mirë në boksin amator, gjë që do të jetë lehtë për tu ambientuar në boksin profesionist.

Këtu mund ta lexoni intervistën që e zhvilluam në muajin Janar me Jeton Plakaj.
http://kosovaboxing.org/site/exclusive-interviste-me-jeton-plakaj

Artan Vërbica
21 Maj 2010

1 thought on “Jeton Plakaj bëhet profesionist

  1. Kom bindje qe Jetoni do te tregoi rezultate t’mira ne Box-in profesionist , duke u bazu ne kualitetin cilsin dhe punen qe e ban kom bindje q’ka me pas rezulltate kulmore .
    Sukses ne sfiden e radhes (Y)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.