RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Nuri Seferit i ndrrohet kundërshtari, në vend të Afolabit do të jetë Siproshvili

2 min read

Nuri Seferit i është ndrruar kundërshtari, 10-ditë para takimit. Marrveshja ishte të boksonte me Ola Afolabi me 29 Maj në parameç Klitschko dhe Sosnowski, por ky i fundit është tërhequr, ku nuk ka dhënë ndonjë arsyetim, por sipas një burimi tonë, Afolabi është jasht formës fizike dhe qëndron shumë më shumë se që duhet me peshë. Në vend tij “Klitschko Management Group” kanë gjetur gjeorgjianin me vendbanim në Prag të Cekisë, Sandro Siproshvilli.

Siproshvilli 22-5 (9 KO) është 27-vjeçar dhe shquhet si boksier mjaft i mirë. Sikurse Nuri Seferi edhe Siproshvilli ka boksuar me ish-kampionin botërorë Herbie Hide vitin e kaluar ku i kishte rezistuar tetë raunde të fortë. Ai poashtu në vitin 2007 ka boksuar edhe me ish-kampionin botërorë në kategorinë gjysmë të rënd dhe kruzer, Thomsz Adamek, ku edhe me te, kishte zhvilluar luftë në tetë raunde. Pra kundërshtari i Nuri Seferit nuk është aspak kundërshtar më i lehtë se Ola Afolabi dhe ka ekperiencë të bollshme në ringun profesionist. Dueli me Siproshvili do të zhvillohet në tetë raunde dhe do të jetë i fundit para duelit Vitali Klitschko dhe Albert Sosnowski.

Nuri Seferi është përgaditur mjaft mirë për këtë duel dhe nuk sheh asnjë problem për kundërshtarin që do ti zavendësohet.”Jam përgaditur mjaft mirë për këtë sfidë. Kam pasur dëshirë të takohem me Afolabin, ku jam përgaditur për te, mirpo këto gjëra ndodhin dhe ja që duhet të përballem me Sandro Siproshvili” deklaroi Nuri Seferi për Kosovaboxing.org.

Nuri Seferi ka pasur për sparring partner, të njohurin në kick-box, Petar Majstorovic, boksierin tonë perspektiv, Arnold Gjergjaj, Agron Dzila dhe vëllaun Seferin. “Kam pasur këta për sparring sepse Afolabi ka qenë 190 cm ndërsa edhe Siproshvili është 185 cm, gjë që më përshtatet sa i përket përgaditjeve dhe zgjedhjet që i kam bërë” theksoi Nuri Seferi.

Dueli i Nuri Seferit do të emitohet kësaj radhe edhe në SHBA në televizionin “pay-per-view” ku shqiptarët do të kenë mundësi të blejnë abonimin për t`a shiquar yllin tonë të boskit shqiptar. Ndërsa akoma nuk kemi ndonjë informatë se cili kanal televiziv do ta transmetoj për trevat shqiptare, mirpo do t`ju informojmë në ditët në vijim.

Kosovaboxing.org lajmi më i shpejtë ….

Artan Vërbica
20 Maj 2010

1 thought on “Nuri Seferit i ndrrohet kundërshtari, në vend të Afolabit do të jetë Siproshvili

  1. Na besojm ne forcen e Nurit !! Nuri do te fiton sigurisht 😀

    !! THE ALBANIAN TYSON !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.