RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Ardian Krasniqi shënon fitoren e 7-të në boksin profesionist

1 min read

Lugano, Zvicër, 22 Maj 2010 – Ardian Krasniqi ka shënuar fitoren e shtatë në shtatë duele sa ka zhvilluar në boksin profesionist.  Krasniqi 7-0 (4 KO) zhvilloi një luftë të menqur nga raundi i parë deri në fund duke dominuar plotësisht kundër spanjollit Francisco Gonzales Torres 2-3-0. Për Krasniqin 25-vjeçar ky është një sukses mjaft i lartë në boksin profesionist për vitin e dytë që e ka filluar. Ai vitin e kaluar zhvilloi vetem tre duele ndërsa këtë vit ka filluar edhe më furishëm duke shënuar katër fitore për pesë muaj.

“E fillova duelin mirë dhe nuk u nguta. Spanjolli Torres ishte mjaft i qëndrueshëm, ku në raundet pesë dhe gjashtë e godita mjaft por ishte e vështirë ta qitja në dysheme. Si do që të jetë, fitorja është e vlefshmë dhe jam i kënaqur me paraqitjen time” deklaroi Krasniqi për Kosovaboxing.org.

Gjyqëtarët e vlerësuan duelin me 60-54, 60-54 dhe 60-55. Vetem një ishte që e vlerësoi një raund me barazim, të tjerët vlerësuan boksierin tonë si më të mirë në të gjitha raundet.

Artan Vërbica
22 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.