Javë intersante e boksit profesionist. Fitojnë Abraham, Teper dhe Adler
2 min readAbraham shkatërron Stieglitzin në meçin e katërt të tyre, Teper fiton kurorën më të çmuar evropiane, brezin EBU, ndërsa Adler mbron titullin e botës në versionin WBC
Arthur Abraham vs. Robert Stieglitz – TKO 6 Gerry
Weber Stadium, Halle, Gjermani, 18 korrik – Artur Abraham ka mposhtur për herë të tretë Robert Stieglitzin në katër duelet e tyre. Me këtë fitore Abraham mbrojti titullin e kampionit të botës në versionin WBO për herë të katërt. Ndryshe nga tre duelet e tyre, në këtë meç Abraham 43-4-0 (29 KO) ishte superior duke e shkatërruar krejtësisht rusin e natyralizuar, Stiglietz 47-4-0 (27 KO). Me këtë fitore Abraham dëshmoi se është nivel më i lartë se Stieglitz duke përfunduar serinë e tyre në 3 me 1 në të mirë të tij.
Erkan Teper vs. David Price – KO 2
Ludwigsburg,MHP Arena, Gjermani, 18 korrik – Turkut me nënshtetësi gjermane, Erkan Teper 15-0 (10 KO) iu deshtën vetëm dy raunde për të nakautuar anglezin David Price 19-3-0 (16 KO). Me këtë fitore Teper fitoi titullin vakant të kampionit evropian në versionin EBU. Teper filloi mirë, ndërsa që edhe Price shkëmbente goditje. Por, një pakujdesi e vogël i kushtoi anglezit, ku Teper e zuri me një kroshe të majtë duke e nakautuar Pricen.
Nikki Adler vs. Szilvia Szabados – UD 10
Ludwigsburg,MHP Arena, Gjermani, 18 korrik
Kroatja me nënshtetësi gjermane, Nikki Adler ka mbrojtur brezin e gjelbërt më të vlerësuarit në botë, atë WBC ndaj hungarezes Szilvia Szabados me vendim unanim pas dhjetë raundeve. Adler 14-0 (8 KO) dominoi meçin duke fituar me meritë pas të gjitha raundeve. Ndërsa që hungrezja Szabados 6-3-0 (2 KO) nuk ishte aq e denjë për ti marrë brezin Adlerit. Kjo ishte mbrojtja e parë e titullit WBC për Adlerin e cila e fitoi vitin e kaluar.
Kosovaboxing.org
18 korrik 2015