Gjetan Keta fiton me ndërprerje ndaj rusit Aliklych Kanbolatov
1 min readGerry Weber Stadium, Halle, 18 korrik 2015 – Gjetan (Mike) Keta ka arritur të triumfoj sonte ndaj rusit Aliklych Kanbolatov me nakaut teknik në raund të tretë.
Keta filloi mirë meçin dhe që nga raundi i parë pati kontrollin. Në raundin e dytë grushtet e Ketës nuk arriti ti mbaj dotë rusi i cili dy herë ra në dysheme. Ndërsa që në raundin e tretë Keta përsëriti forcën duke e hedhë në dysheme për herë të tretë, ku gjyqëtari ndal luftën e pabarabartë. Me këtë fitore Keta mborjti titullin WBC EuroAsia Pacific në kategorinë e mesme. Kjo është hera e dytë që Keta mbron këtë titull të fituar nga vitin e kaluar.
Keta tani ka bilanc prej 19 fitoresh (16 KO) dhe tre humbje në gjithsejt 22 meçe që ka zhvilluar deri më tani. Ndërsa që për rusin Kanabolatov kjo ishte humbja e tretë në karrierë, karshi 12 fitoreve (6 KO).
Kosovaboxing.org
18 korrik 2015