RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Italianët afër parashikimeve dhe investimeve që kanë bërë për Lojrat Olimpike 2012

2 min read

Përgatiti: Artan Vërbica

Londër, 6 Gusht 2012 – Boksi në olimpijadë ka filluar të hyjë në përfundim, deri sa vetëm në tre kategori nuk janë përcaktuar gjysmëfinalistët, në kategorinë mizë 52 kg, gjysmë velter 64 kg, dhe velter 69 kg. Se aty ku investuan dhe që dhanë shuma maramandese tre boksierëve italian për të mos hyrë në boksin profesionist, kjo në një mënyrë edhe iu shpagua italianëve, ku kampioni olimpik në Pekin, Roberto Cammarelle në kategorinë +91 kg, Clemento Russo në 91 kg arritën në gjysmëfinale. Deri sa Domenico Valentino në 60 kg humbi ngushtë, ku edhe nga ai ishte pritur të jetë në mesin e katër më të mirë në olimpijadë. Vicenzo Mangiacapre në 64 kg ka ende gjasa, ku do të boksoj sot në çerekfinale. Besoni apo jo Roberto Cammarelles iu dhanë nga shteti italian 100.000 euro pagë në muaj për të vazhduar me boks amator që kap shumën totale 4 milion e 800.000 euro për katër vite, ndërsa Italia pret të artën nga ai. Po ku janë përfitimet, aty ku Italia synon 10 medalje të arta dhe do të mund të marrë organzimin e olimpijadës 2020 apo 2024 në Milano, ku do të fiton biliona euro. Pra ky është invetimi kapital i italianëve që presin ti shpaguhet e tëra. Para tre viteve në Pekin, italianët në boks fituan tre medalje, një të artë, një të argjendtë dhe një të bronzt. Por në pëgjithësi italianët mund të jenë të lumtur në Lojrat Olimpike këtë vit, pasi deri më tani kanë fituar 7 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 4 të bronzta. Nëse ia shtojmë edhe dy të arta ku pritet ti fitojnë Cammarelle dhe Russo, atëhere italia ka arritur parashikimin dhe do të mund të fitojë organizimin që sërish pas vitit 1960 në Romë të marrë një organizim tjetër, ose me 2020 ose 2024.

4 thoughts on “Italianët afër parashikimeve dhe investimeve që kanë bërë për Lojrat Olimpike 2012

  1. Ku i merrni keto informata more gazetar. Apsolutisht nuk eshte e vertete qe Cammarelle merr 100.000 euro ne muaj. Pastaj per sa i takon vitit 2020 nuk ka qene Milano-ja ne kandidim por Roma. Por edhe ajo eshte skualifikuar si kandidature per lojrat olimpike. Ne loje per vitin 2020 jane Stambolli, Tokio ose Madridi. Nuk beret gazetaria me genjeshtra. Kejkojeni dhe jepeni te sakte informacionin.

  2. Zotni i nderuar ..

    Une jam shume i afert me njerzit e kryesise se boksit te Italise. Cammarrelle nje yll boteror ndoshte kish me fitu edhe me shume se 4 800 000 euro, dhe me miliona, Ai ka nje problem se ka probleme me vite me shpinden se ndoshta as oferta prej 100 000 se kishin mbajt ne perfaqeusese. E dyta ITALIA ne kandidature do ta qet Milanon ose Torinon, sepse ROMA ka qene ne vitin 1960. NJesoj ka bere Amerika kur me 1984 e kishte Los Angjelos e me 1996 Atlanta, prandaj mos xhelozoni ne aftesine tone dhe mos ja futni kotë. Ne jemi te sakte dhe une pas disa muajsh do te tregoj se keto qe i permend ti as qe munden me marr, Stambolli kurr e Madridi mundet, ndersa Tokio mundet te kandodoj vetem per 2020, e Evropa serish do ta kete fjalen kryesore per 2024. Ti zotni me emnin NIKO qe nuk po ju njoh, as nuk dua, zgjedhe fjalorin dhe u trego i kulturuar dhe mos e quaj dike genjeshtar, por duhet te gezoj fakti qe ne shqiptaret kemi nje adres ku mund te marrim lajme me te reja per boksin.

  3. http://en.wikipedia.org/wiki/2020_Summer_Olympics
    Lexoje deri ne fund kete edhe urime per saktesine ne informacion.
    Cammarelle nuk ka kaluar ne boksin profesionis pasi ka probleme fizike, ate qe vete e ka permendur. Nqs do adresen e Cammarelle-s me trego e ta nis e flisni vete me te. Shifrat qe ju permendni nuk jane apsolutisht te verteta. Me ke keni marredhenje ju ne federaten italiane apo me palestren e Lombardis?

  4. Kurse per sa i takon lajmeve per boksin beni pune te mire, por ajo qe une kerkoj eshte te keni cilesi e saktesi ne lajme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.