RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2024

Fillojnë ndeshjet në konkurrencën e femrave në Lojrat Olimpike

2 min read

Ndeshjet në Olimpiadën në Londër janë duke hyrë në fazën përfundimtare. Për herë të parë në historinë olimpike, dhe për herë të parë në këtë turne do të mbahen sot ndeshjet në konkurrencën e femrave. Në programin e ditës, duke filluar nga ora 14:30, zonjat do të konkurrojnë në të gjitha tri kategoritë. 12 ndeshjet do të janë në program pesha flutër (51kg), peshë e lehtë (60kg) dhe e mesme (75kg). Mendimi im është se cilësia e shumë nga këto meçe nuk do të mbetet prapa konkurrencën e meshkujve, por të gjithë ne do ti shohim ato sot. Koncetrimi ynë do të jetë në kategorinë 51 kg, aty ku duhej të ishte boksierja jonë Azize Nimani, por fati nuk deshi që ajo të ishte pjesëmarrëse edhe pse është me e mirë se gjysma e konkurrencës.

Në pjesën e mbrëmje të programit, nga 21:30,  do të mbahen tetë ndeshje çerekfinale në kategorinë bantam. Dueli më interesant do të jetë ai ndërmjet kampionit të botës, kubanezit 21-vjeçar LAZARO Jorge Alvarez De Jezusi dhe Robinelson e Viera nga Brazili.

Përqendrimi ynë më i madh do të jetë në kategorinë deri 91 kg, ku do të zhvillohen katër super ndeshje ndërmjet  Usyk Oleksandr (Ukrainë) kundër Beterbiev Artur (Rusi).  Tervel Pulev (Bullgari) bokson kundër Peralta Jala Yamil (Argjentinë). Teymur Mammadov (Azerbejxhan) bokson kundër Siarhei Karneyeu (Bjelorusi) dhe Larduet Gomez Jose (Kuba) bokson Clemente Russo (Itali).

Artan Vërbica
5 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.