RTK

RTKLive
20 Janar, 2025

Haxhi Krasniqi sfidon titullin WBO Internacional me 25 Gusht

1 min read

Boksieri më i mirë i vitit 2011 nga agjensioni Kosova Boxing, Haxhi KRASNIQI, do ti rikthehet ringut këtë muaj me 25 Gusht në Berlin të Gjermanisë. Krasniqi do të sfidoj titullin WBO Internacional, deri sa kundërshtari i tij ende nuk është përcaktuar deri sa mund të jetë turku me nënshtetësi gjermane Serdar Sahin i cili ka rekord 20-0 (13 KO). Ne kontaktuam boksierin tonë Haxhi Krasniqin, i cili ndihej mjaft i lumtur për këtë meç të realizuar pas dy dështimeve me anglezin Nathan Cleverly. “Jam jashtëzakonisht i lumtur që do të boksoj. Kam pritur gjatë dhe tani do të sfidoj edhe një titull tjetër” deklaroi Krasniqi për Kosovaboxing.org.

Gjithçka do të dihet në fillim të javës ku kundërshtari i Krasniqit do të mësohet. Krasniqi rangohet i 5-ti në versionin WBO dhe fitorja e titullit WBO Internacional do ta vendos atë në TOP 3, ku do të mund të sfidon titullin e kampionit botëror apo të ketë ndonjë ndeshje eliminatore ku më pastaj kampioni aktual botëror në këtë version Nathan Cleverly nuk do të mund ti shmanget përballjes me boksierin tonë.

Dueli i Krasniqit do të jetë parameç i duelit Arthur Abraham dhe Robert Stieglitz.

Për kundërshtarin që do të vendosët për Krasniqin, do t`iu informojmë gjatë javës.

Artan Vërbica
5 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.