RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Intervistë ekskluzive me Colin Morgan: Muriqi ishte ndër boksierët më të fortë në botë

4 min read

Bout Fight Club, Manhattan, New York, 28 qershor 2021 – Gjatë qëndrimit tonë në New York takuam njërin ndër trajnerët më të njohur në botë Colin Morgan. Morgan i cili ka stërvitur shumë kampion botëror dhe të tjerë si Giullermo Jones, Kostya Tszyu, Lennox Allen, Wayne Braithwaite, Mike Perez etj, ai ka stërvitur për një kohë të gjatë edhe ish-boksierin tonë të mirënjohur, tani Ikonën e boksit shqiptar, Elvir Muriqin. Prandaj e shfrytëzuam këtë mundësi dhe zhvilluam një intervistë të gjerë dhe po u japim disa qëndrime dhe atë që publiku dhe lexuesi shqiptar dëshiron gjithmonë ta dijë, rreth boksierit tonë Elvir Muriqi.

Kosova Boxing: Colin, ju njiheni ndër trajnerët më të çmuar në botë. Keni stërvitur shumë boksier, po si e vlerësoni Elvir Muriqin. Ndoshta tani pas 7-viteve pasi ai është penzionuar ju e keni shumë më të lehtë dhe mund ti përshkruani gjërat shumë më mirë.

Colin Morgan: Kam kujtime të mira me Elvirin, ai ishte me të vërtetë një boksier shumë i fortë. Kishte forcën, përqëndrimin, instiktin. Ndoshta jo teknikën e përkryer por kishte elemente shumë të mira, një boksier i kompletuar që ka ditur të boksoj në çdo pozicion.

Kosova Boxing: Cilat ishin karrakteristikat e Elvirit, si në trening si në meçe zyrtare?

Colin Morgan: Atij kur ia kam dhënë një detyrë ai ka ditur ta shëndroj dhe të mos më zhgënjej. Ka qenë i gjithanshëm.

Kosova Boxing: Kundër Tarverit ishit shumë afër të bënit histori. Si i përshkruani ato momente historike.

Colin Morgan: Deri në raundin e gjashtë bërëm atë që duheshim. Pas kësaj disi Elviri si u vetknaq. Ai mendoi se e fitoi përballjen, ndonëse kishin mbetur edhe gjashtë raunde të tjera. Tarver si një mjeshtër dhe kampion i madh botëror, shfrytezoi përvojën dhe superoritetin e tij, ndërsa që detajet e vogla vendosën meçin. Shumë herë ia bëjë vetvetës sime pyetjen si na iku ai meç, por që ajo nuk kthehet mbrapa dhe Elviri për gjatë 12 raundeve tregoi se i takon boksierëve të klasit më të mirë në botë.

Kosova Boxing: Revanshi kurr nuk erdhi me Tarverin. Si i përshkruani meçet e tjera që punuat bashkë?

Colin Morgan: Të them të drejtën Elviri pas meçit me Tarver ka bërë meçe shumë të mira dhe të menqura. Ai bëri shumë më mirë më pastaj.

Kosova Boxing: Në vitin 2014 ju takova në Barclays Center në New York, ndoshta ju kujtohet. Atë botë Muriqi zhvillonte meçin e tij të fundit kundër Sean Monoghan. Ju nuk e kishit stërvitur Muriqin për atë meç, e kishit refuzuar. Ishit të zhgënjyer nga humbja kundër Blake Caparellos.

Colin Morgan: E vërtetë. I thashë unë nuk të stërvisë për atë meç. Ju pata thanë atë kohë dhe po ju themë prapë. Lidhja ime me Elvirin ka qenë më shumë se njerëzore. Atë e kam konsideruar si një vëlla të vogël. Pas humbjes nga Caparello i thashë: “Elvir duhesh të penzionohesh”. Këtë e kisha nga dhimbja. Çdo boksier humb instiktin dhe dëshirën, këtë e kishte humbur Elviri atë kohë. Ju e dini kush ka qenë Mike Tysoni dhe shumë boksier të tjerë që ju ka ndodhur e njejta, sa që boksier të klasit të ultë si Danny Williams, Kevin McBride ju erdhi rasti ta mposhtin. Prandaj, unë si pedagog dhe trajner i tij i kërkova këtë, por që ai e vazhdoi. Ai e kuptoi këtë pasi humbi prapë nga Monoghan me pikë dhe u tërhoq. U tërheq në momentin e duhur si një intelktual i boksit. I kuptueshëm.

Kosova Boxing: Elvir Muriqi ka stërvitur me shumë trajner kampionësh, si Teddy Atlas, Buddy McGirt, Lou Duva, etj, por nga ajo që unë kam folur me te, ai ka një respekt më ndryshe, më të veçantë për ty.

Colin Morgan: Ne vazhdojmë të jemi miq dhe shokë shumë të mirë. E vlerësoj këtë.

Kosova Boxing: Për fund?

Colin Morgan: Ai ka qenë boksier i fortë dhe sot vazhdon të jetë edhe një personalitet i fortë si në biznes si në jetën normale, thjesht njeri i fortë. Muriqi ishte ndër boksierët më të mirë në botë.

Kosova Boxing: Colin, ju faleminderit që ndat kohë për mua për të realizuar këtë intervistë për lexuesit e Kosova Boxing.

Colin Morgan: Ishte kënaqësi, ju uroj punë të mbarë.

Intervista u realizua nga Artan Vërbica

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.