RTK

RTKLive
28 Shtator, 2021

Florian Marku pran një sfide të vështirë me 7 gusht

2 min read

Boksieri ynë Florian Marku do të ketë meçin e radhës me 7 gusht në Brentwood të Anglisë. Marku (8-0-1, 6 KO) do të ketë përballë romunin Maxim Prodan (19-0-1, 15 KO).

Marku ka pranuar këtë përballje duke mos e analizuar mirë situatën e tij, kundër një sfiduesi i cili është ngritur nga partneri i Matchroom-it, Salvatore Cherchi i cili ka ndërtuar me vite boksierin romun duke e sjellur në këtë pozicion më të mirë se Marku momentalisht. Dhe sipas parashikimeve të mija, Marku nuk do të jetë i favorizuari i kësaj përballje, por do të ketë shtytje të madhe për Prodan.

Si do që të jetë meçi do të jetë mjaft interesant ku boksieri ynë dëshmohet edhe njëherë se nuk ka frikë nga asnjë boksier dhe këtë përballje dëshiron të dëshmohet se i takon kalibrit të madh të boksierëve botëror.

Dueli do të zhvillohet në 10 raunde dhe do të jetë i vlefshëm për titullin IBF International në kategorinë velter.

Para disa ditësh Marku postoi një video të tij duke u ballafaquar me Conor Ben-in. Ai vazhdon të provokoj boksierin britanik për një përballje. Ben theksoi se i duhen edhe disa fitore që t`i jap rastin Markut, pasi ai është 19-0, ndërsa Marku iu përgjigjë me fjalën e fundit.”Herët apo vonë ne do të ballafaqohemi dhe koha ime po vjen”.

Artan Vërbica
1 korrik 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.