RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Gjetja kundër Ashmoz me 17 korrik

2 min read

New York, 28 qershor 2021 – Luftëtari ynë i ringjeve të MMA-së, Armando Gjetja do të zhvilloj meçin e tretë profesionist në Atlantic City me 17 korrik.

Gjetja (2-0, 2 (T)KO) përball do të ketë për kundërshtar të pamposhturin izrailitin, Yanal Ashmoz (4-0, (T) KO 3). Kjo përballje do të jetë mjaft interesante për publikun shqiptar në New York dhe New Jersy, por edhe anë e mbanë Amerikës, ku pritet një përkrahje e madhe për Gjetjën.

Karriera e Armando Gjetjës është mjaft interesante. Ai u lind me 24 shkurt 1993 në Lezhë, që është me origjinë malsore, por që kur ishte tre vjeçar emigroi me familje në Milano të Italisë.

Filloi me me sportin e xhudos kur ishte tetë vjeçar. Ai me xhudo arriti suksese mbreslënëse ku deri në moshën 19-vjeçare u shpall katër herë kampion i Italisë në mosha të ndryshme dhe duke u shpallur nënkampion evropian si junior në Riga të Letonisë. Pas suksesit në xhudo Gjetja ishte kurreshtar të mësoj edhe boksin, kikboksin dhe jujitsu për tu përgatitur për mixed martial arts, një sport i kompletuar dhe shumë i kërkuar dhe këtë Gjetja e ka nuhatur mjaft mirë. Hapin e radhës dhe sfidave të radhës e bëri kur ishte 23 vjeçar me 2016 duke u shpërngulur në SHBA në New York.

Si amator ka zhvilluar 6 meçe me bilanc prej 5 fitoresh dhe një humbje. Në profesionizëm në dy meçe shkëlqeu dhe besojm që këtë ritëm ta vazhdoj edhe më tutje. Presim që Gjetja të jetë zë i lartë i suksesit i shqiptarëve të ringut.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.