RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Ilir Latifi lufton në UFC kundër kampionit Gegard Mousasi

2 min read

Ilir LatifiMe vetëm katër ditë deri në kohën e ngjarjes, UFC ka siguruar një luftëtar zëvendësim që të të përballet me ish kampionin në versionet e MMA, “Strikeforce” dhe “Dream”, Gegard Mousasi në ngjarjen kryesore në UFC që do të mbahet në Suedi. Ai është luftëtari ynë, Ilir Latifi.

Alexander Gustafsson ishte paraparë të dyluftoj kundër Gegard Mousasi, por ky i fundit u lëndua dhe do të zavendësohet nga Latifi.

Data 6 Prill do të jetë historike për MMA-“Mixed Martial Arts” pasi Ilir Latifi do të jetë shqiptari i parë që do të marrë pjesë në versionin më të fortë në botë UFC – “Ultimate Fighting Championship”.

Latifi është 29-vjeçar dhe deri më tani ka zhvilluar 9 meçe me bilanc prej 7 fitore dhe 2 humbje.

Kjo do të jetë ngjarja më e madhe për Latifin, pasi ai deri më tani asnjëherë më parë nuk është shfaqur në ndonjë eviniment kësisoj të madh. Por, rastin e ka marrë me fat edhe pse ai deri më tani ka mposhtur kundërshtar të vlerësuar si Jorge Oliveira, Darko Krbanjeviq, dhe ka humbur me vendim unanim nga Emanuel Newton.

Kosova Boxing kontaktoi njohësin e madh të MMA, dhe gazetarin e njohur të RTK-së, Skifter Blakaj. Ai e vlerëson këtë meç historik: “Është rast historik për Latifin. E njoh mjaft mirë Gegard Mousasi, i cili është kampion i madhë, dhe do të ketë jashtëzakonisht vështirë Latifi, dhe kur dihet që ka vetëm edhe tre ditë për këtë përballje. Por kjo është një suksesë i madh që një shqiptar do të marrë pjesë në UFC, dhe nuk ka shumë rëndësi fitorja apo humbja” theksoi Blakaj.

Përgatiti:
Artan Vërbica
3 Prill 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.