RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Latifi humb duelin me kampionin Mousasi

1 min read

ilir latifi 2Luftëtari ynë Ilir Latifi ka humbur sonte përballjen ndaj ish-kampionit botëror në versionet “Strike-Force” dhe “Dream”, Gegard Mousasi. Latifi tregoi performancë të mirë, por kampioni tregoi më shumë vlera, edhe pse lufta e Latifit duhet të çmohet. Mousasi përdori mjaft mirë direktin e tij duke e fituar Latifin dhe duke fituar pikë të vazhdueshme, deri sa Latifi nuk arriti të shfrytëzoj armën e tij Jiu-jitsu, deri 20 sekondat e fundit të raundit të tretë.

Ky meç ka rëndësi të madhe për luftëtarin tonë, pasi ishte dueli i tij i parë në versionin më të fortë në botë UFC. Njëherit kjo është histori për një shqiptar, pasi deri më tani asnjë shqiptar nuk është paraqitur në UFC.

Shpresojmë që ky të mos jetë dueli i parë dhe i fundit për Latifin në UFC. Shpresojmë që UFC ti japë një kontratë luftëtarit tonë nga Vushtrria. Latifi ka rekord në MMA prej 7 fitoreve, ndërsa kjo ishte humbja e tretë në karrierë.

kosovaboxing.org
6 Prill 2013

3 thoughts on “Latifi humb duelin me kampionin Mousasi

  1. Dana White i ka jap fjalen qe do ta ka edhe nje meq per te. Te shohim se qdo te bene…

    Pershendetje

  2. Nuk e ka tregu veten hiq, u frigu prej gares dhe kundershtarit. Shpresoj qe herave tjera te jete me luftarak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.