Nasi Hani mposht bullgarin Ermenkov
1 min readThun, Zvicër, 1 Prill 2013 – Boksieri strugan, Nasi Hani ka vazhduar me fitore. Pas triumfit dy javë më parë ndaj hungarezit Tamas Bajzath me TKO 2, ai mbrëmë shënoi edhe një tjetër fitore. Kësaj radhe mposhti bullgarin Nicolai Ermenkov me nakaut teknik në raund të parë. Gjithçka përfundoi në të mirë të Hanit, kur i dha një kroshe të shkurtë me të djathtën e tij, ku edhe e përfundoi këtë duel.
Kjo ishte fitorja e tetë në boksin profesionist në poaq meçe sa ka zhvilluar. Ndërsa bullgari Ermenkov shënoi humbjen e pestë në karrierë, karshi shtatë fitoreve.
Shpend Ahmeti
2 Prill 2013