RTK

RTKLive
7 Maj, 2024

Ibrahim Balla bëhet profesionist

2 min read

Ibrahim Balla Boksieri shqiptar që mori pjesë në Lojrat Olimpike “Londra 2012” Ibrahim Balla ka vendosur që nga boksi amator të kaloj në boksin profesionist. Për kampionin e Oqeanisë kishte mjaft oferta që të mbetet edhe për 4 vite të tjera në boksin olimpik, por ai dëshiron që sa më parë të bëhet profesionist. Debutimin në boksin profesionist Balla do të zhvilloj me 21 Shkurt në Melbournë të Australisë.

ibrahim balla 2Balla në Lojrat Olimpike “Londra 2012” kaloi pengesën e parë ku e mposhti marokenin Aboubaker Seddik Lbida. Ky meç kishte përfunduar me rezultat të barabartë 16:16, por Balla ishte më i mirë në raundin e tretë që ishte përcaktues. Në xhiron e dytë u takua me bullgarin Detelin Dalakliev të cilin nuk arriti ta mposhtë. Balla bëri një luftë të fortë, por pësoi me rezultatin 14:10. Paraqitja e Ballës në “Londra 2012” u vlerësua lartë.

Ibrahim Balla 3Talenti i Ibrahim Ballës është përcjellur për një kohë të gjatë nga Kosova Boxing ku ai mori pjesë së bashku me vëllain e tij Qamil Balla në kampionatin botëror në në Milano të Italisë me 2009.

Sukseset e Ibrahim Ballës në boksin amator:
2008 – Fitues i medaljes së bronzt në Lojrat “Commonwealth” në Pune të Indisë
Ibrahim Balla dhe babai Nuri dhe Mitat Balla2009 – Pjesëmarrës në kampionatin botëror në Milano
2010 – Fitues i medaljës së bronzt në turneun memorial “Konstantin Korotkov” në Rusi
2011 – I treti në kampionatin e Australisë në 56 kg
2011 – Fitues i Lojrave të Arfurit në Australi në 56 kg
Ibrahim Balla2012 – Kampion i Australisë në 56 kg
2012 – Kampion në turneun kualifikues të Oqeanisë me 2012
2012 – Pjesëmarrës në Lojrat Olimpike “Londra 2012”

Balla për katër vite rresht ishte reprezentues i Australisë. Balla ka trajner babain e tij Nuri Ballën dhe xhaxhain Mitat Balla.

Historia e familjes Balla: Ibrahim Balla, Qamil Balla, Nuri Balla dhe Mitat BallaFamilja Balla kanë emigruar në vitin 1969 nga fshati Ostrec, Manastiri i Maqedonisë  duke u vendosur në Rockbank në Victoria të Australisë. Politika anti shqiptare nga serbo-maqedonasit bëri që kjo familje dhe shumë familje tjera shqiptare të kërkojnë rrugën e gurbetit, e familja Balla u ndalën shumë larg, atje ku lind dielli.

Vëllai i tij Qamili ka debutuar vitin e kalaur dhe deri më tani ka zhvilluar tre meçe profesioniste ku ka shënuar dy fitore dhe një barazim.

Këta dy boksier, dy vëllezër, të cilët po shfaqin vlera të mëdha në boks, kanë pasur fatin që babai i tyre Nuri Balla një ish-boksier,  të jetë trajner i tyre i cili këto dy vite ka arritur ti integrojë mjaft mirë duke iu mësuar mjaft mirë boksin. Familja Balla ka krijuar një histori të gjatë në boksin Australian ku Nuri Balla dhe Mitat Balla ishin boksier aktivë. Ata tani kanë klubin e boksit “Balla Boxing Gym” në Victoria në Australi.

Përgatiti:
Artan Vërbica
10 Janar 2013

1 thought on “Ibrahim Balla bëhet profesionist

  1. kam pas rastin ti takoj familjen balla ne K.Botror ne milano 2009 shum njeres te sinqert ju uroj pun te mbar dhe suksese vellezerve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.