RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Fatlum Zhuta boksier i vitit 2012 në Maqedoni

1 min read

fatlum zhutaReprezentatuesi i Maqedonisë, Fatlum Zhuta është shpallur boksieri më i mirë i vitit 2012 në një solemnitet që ishte e organizuar nga ana e Federatës së boksit të Maqedonisë. “Kam qen i bindur se këtë çmim do të fitoj, pasi vjet por edhe sivjet unë kam arrit të fitoj disa turne ndërkombëtare dhe vendore. Nga ana tjetër, isha fitues edhe i Gongut të Artë. Është një shpërblim që më jep motiv për të vazhduar më sukseset e mija. Në vitin 2013 më presin disa sfida ndër to kampionati evropiani që do të mbahet në Minsk të Bjellorusisë, mandej botërori në Kazakistan dhe mediteran ne Turqi.

Shpresoj se prej tyre të paktën do fitoj një medalje për të më hapur më pas rrugën për boksin profesionist”, tha Zhuta për Kosova Boxing.

Në konkurrencën e juniorëve boksier më i mirë është zgjedhur Ajdin Ferati nga KB Çairi, fitues i dy kampionateve- individual dhe shtetëror. “Jam i gëzuar nga ky epitet që fitova. Këtë e kam arritur falë punës së palodhshme që kemi bërë në klub. Për këtë sukses e falënderoj të gjithë, duke nisur nga trajneri dhe kryesia e klubit e deri te familja ime, e cila më ka mbështetur vazhdimisht në këtë sport. Uroj të vazhdoj edhe në 2013-ën me suksese ku do të përpiqem ti tejkaloj rezultatet e tanishme”, tha Ferati.

Avdyl Salihu
28 Dhjetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.