RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Hopkins dëshiron të boksoj kundër Mayweather

1 min read

bernard hopkins48-vjeçari, kampioni i botës në kategorinë gjysëm të rënd, Bernard Hopkins i ka dërguar porosi kampionit të shumëfisht botëror Floyd Mayweather për një përballje. Ai i ka dërguar porosi të boksojnë në kategorinë e mesme. “E ftoj Mayweatherin të boksoj kundër meje. Unë do të zbresë dy kategori më poshtë në të mesme, vetëm të boksoj kundër tij. Dhe ai le të hypë një kategori më lartë në të mesme, dhe te shohim se kush është më i mirë” theksoi Hopkins.

Por, ky provokim nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Mayweather i cili nuk i është përgjigjur. Mayweather spekulohet se duelin e radhës do të ketë kundër Danny Garcia apo Amir Khan. Ndërsa Hopkins me 26 tetor bokson kundër gjermanit Karo Murat për të mbrojtur titullin IBF në kategorinë gjysëm të rënd.

Kosovaboxing.org
21 shtator 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.