RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Ndrroi jetë legjenda e boksit Ken Norton

2 min read

ken norton 2Të mërkuren në Nevada të SHBA-ve ka ndrruar jetë legjenda e boksit botëror Ken Norton. Ai pësoi infarkt në zemër. Njeriu i cili i theu nofkën Muhammed Ali-së në vitin 1973, iku në amshim në moshën 70-vjeçare. Disa do të kujtojnë me nostaligji tre duelet historike me Muhammed Ali ku një e kishte fituar dhe dy i kishte humbur, por disa vetëm se kanë lexuar për te, apo kanë ndëgjuar por Ken Norton ka shkrruar faqet më të bukura të historisë në boksin botëror. Ai poashtu ka boksuar dhe me shumë boksier të njohur si George Forman, Larry Holmes, Earny Shavers, etj.

norton vs aliNorton gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 50 meçe profesioniste duke fituar 42 meçe (33 KO), 7 humbje dhe një barazim. Norton dy herë sfidoi titullin e kampionit botëror, por në të dy duelet dështoi si me Ali ashtu dhe me Holmes, deri sa ishte afër. Ai u bë histori në tre duelet me mbretin e ringut Ali, i cili krahas Joe Fraizer i dha Ali-së më shumti rezistencë ku një e fitoi për titullin e Amerikës pas 15 raundeve, dhe dy më pastaj i humbi ngushtë në 15 raunde. Ai ishte shumë afër për të fituar titullin e botës të WBC-së ndaj Holmes në vitin 1978, por për një raund Holmesit iu dha fitorja.

Norton nga revista e njohur botërore “RING MAGAZINE” është vlerësuar në vendin e 22-të nga 50-të boksierët më të mirë të gjitha kohërave për kategorinë e rënd.

Artan Vërbica
19 shtator 2013

2 thoughts on “Ndrroi jetë legjenda e boksit Ken Norton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.