Hopkins apo Kovalev do të jetë fitues me 8 nëntor
3 min readDy boksierët më të mirë në botë në kategorinë gjysëm të rënd, Bernard Hopkins dhe Sergey Kovalev, do ti matin forcat me 8 nëntor në Atlantic City në New Jersey për unifikimin e titujve botëror të versionit Super WBA, IBF dhe WBO. Ky meç po pritet me vëmendje të madhe për disa arsye, e para është pasi Hopkins 49-vjeçar, i cili dy vite më parë theu rekordin e të madhit George Forman duke u bërë kampioni më i vjetër botëror. Ky rekord do të jetë shumë e vështirë që ndonjëherë të thyhet nga ndonjë boksier. Dhe e dyta është pasi Hopkins don të shkoj edhe më larg duke unifikuar tre titujt, me guximin e plotë do ti dal rusit shkatrimtar Sergey Kovalev i pamposhtur.
Hopkins me 15 janar do ti mbush 50-vjet dhe do të shohim a do ta ketë këtë mundësi që 50-vjetorin ta pret me tre titujt botëror si kampioni më i vjetër në histori të boksit. Ndërsa Sergey Kovalev i cili po e nakauton çdo kundërshtar përpara ka vetëm një synim, që ta penzionoj Hopkinsin. E gjitha bota janë kurreshtar ta shohin këtë meç duke e parë se si Hopkins do të dal ndaj rusit, ndërsa kurreshtarët tjerë janë se a do ta mund Kovalev seriozisht ta nakautoj edhe Hopkinsin.
Nga analiza jonë duke njohur me vite Bernard Hopkinsin dhe Sergey Kovalevin i cili ka bërë bujë të madhe në vitet e fundit, mund të theksojmë se ky duel do të jetë mjaft i paqartë dhe i paparashikueshëm. Dilema do të jetë mosha ajo që mund ta penzionoj Hopkinsin, por a do të jetë edhe goditja e fortë e Kovalev që do të mund të funksionoj. Hopkins i cili nuk njeh askend ka dëshmuar se trupi i tij vital dhe performanca e tij i ngjan një atleti që ka 30-vjet e jo 49-të. Ai këtë e ka dëshmuar sidomos në duelet e tij të fundit ndaj Tavoris Cloud duke ia rrëmbyer titullin IBF, dhe pastaj duke e fituar edhe titullin “WBA Super Champ” ndaj Beibut Shumenov. Dhe synimi i tij shkon edhe më tej tek titulli i tretë atë të WBO-së që mban Sergey Kovakev. Rusi u bë i frikshëm kur mbyti në ring Roman Simakov me 2011, ndërsa që më pastaj mposhti edhe shumë boksier tjerë si Nathan Cleverly, Blake Caparello, etj.
Konkludimi ynë do të jetë ky: Hopkins do të ia dal edhe ndaj Kovalev, edhe pse mund të fitoj edhe Kovalev që nuk do të ishte befasi, por Atlantic City do të na jap fituesin me 8 nëntor.
Hopkins gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 65 meçe profesioniste duke fituar 55 meçe (32 KO), duke pësuar gjashtë të gjitha me pikë dhe dy meçet e tij janë shpallur të pavlefshme. Ndërsa Kovalev ka 26 meçe, 25 fitore (23 KO) dhe një barazim.
Artan Vërbica
14 tetor 2014