Jurgen Uldedaj fiton medaljen e bronzt në kampionatin Evropian për të rinjë në Zagreb
1 min readZagreb, 24 tetor 2014 – Jurgen Uldedaj ka arritur të fitoj medaljen e bronzt në kampionatin evropian të mbajtur në Zagreb. Ylli i ri i boksit amator shqiptar bëri që Shqipëria për herë të parë të fitoj një medalje në këto grup mosha. Ai shkëlqeu në dy duelet e para, të tetës finale ku mposhti boksierin nga Azerbejxhani, Orkhan Aliyev me 3:0, dhe në çerekfinale ku mposhti boksierin nga Polonia, Maciej Żurakowski me 2:1. Por, në gjysëmfinale humbi nga boksieri nga Norvegjia, Vegar Tregren me 3:0. Shkaku i kësaj humbje ishte një lëndim që kishte pasur në çerekfinalja gjë që nuk arriti ti tregoj shkathësit e tij edhe në duelin gjysëmfinal, por me këtë suksesë duhet të jenë të gëzuar të gjithë shqiptarët. Uldedaj premton në të ardhmen, dhe ylli i ri po vjen.
Në Zagreb pati një përkrahje maksimale nga komuniteti shqiptar të cilët ishin në një numër afër 750 vetë për ta përkrahur Uldedaj. Me këtë u tregua një bashkim i komunitetit tonë në përkrahje të sportit tonë. Kontribut të madh dhanë edhe ish-boksieri i Prishtinës, Izet Igrishta, Vedat Zogijani, Lili Koci, etj.
Artan Vërbica
25 tetor 2014