RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Histori : K.B. Prishtina e merret titulli i gjashtë me shumë padrejtësi

3 min read

Klubi më i famshëm i boksit shqiptar, K.B. Prishtina e cila në ish-Jugosllavi korri suksese të mëdha duke qenë çdo vit pretendente për titull të kampionit, shkruajti faqet më të bukura në boksin tonë të papërsëritshme deri më tani. K.B. Prishtina gjatë pjesmarrjes në ligën e parë në ish-Jugosllavi arriti të fitoj pesë herë titullin e kampionit, gjashtë herë doli e dyta dhe tre herë e treta. Pra me vite të tëra ishte në krye të renditjes. Këto suksese janë histori e boksit tonë ku me dekada dolën nga ky klub boksier me nam. Traineri ynë legjendar tash i ndjeri Lah Nimani thoshte se K.B. Prishtina ishte 11-herë kampion duke i numëruar edhe ato gjashtë herë kur ishin të dytë dhe ju morrën titujt me zorr nga politika anti-shqiptare.

Kosovaboxing.org ju sjell një ngjarje apo kujtim nga viti 1986 ku klubit tonë më të sukseshëm iu morr titulli i kampionit. K.B. Prishtina zhvillonte gjiron e rregullt me Goshën nga Palanka e Smederevit dhe ky duel mund të ishte përcaktues ku në rast të fitores K.B. Prishtina do të ishte kampion për herë të gjashtë. Në luftë për titull K.B. Prishtina ishte drejtpërdrejt me K.B. Buduçnostin e Podgoricës. Në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë ishin mbledhur rreth 6000 shikues ku zhvillohej derbi javës dhe të gjithë pritnin fitore dhe rrëmbimin e titullit të gjashtë, por doli e kundërta ku K.B. Prishtina barazoi me K.B. Gosha, 10 me 10 duke iu bërë padrejtësi të madhe.  Ishte gjyqëtari në ring Miletic i cili bëri shumë nuance kundër ekipit tonë gjë që ne mbetem vetem me gjasa minimale për titull. Duelet i pari i filloi Abedin Lika i cili fitoj ndaj Zivadinovic ku në asnjë mënyrë nuk mund t`i mohohej fitorja, Shala humbi nga Sacirovic ndërsa Hilmi Hyseni bëri duel të bukur me Sekularac por në fund vendimi i gjyqtarëve ishte qesharak barazim. Majanci mposhti Hasan ndërsa Skender Hajdini humbi nga Maric, një luftë e jo e pritur por gjyqëtari Miletic dispononte si donte dhe nga ky qast u pa se do të jetë e vështirë deri në fund. Latifi humbi nga Puzovic dhe Makollit poashtu ju dha vetem barazim. Kur mbaroi dueli i nëntë K.B. Prishtina ishte në avantazh me 10:8 dhe pritej fitorja e Xhevdet Pecit, por Peci u diskualifikua dhe të gjithë të pranishmit mbeten të zhgënjyer. Peci vazhdimisht u kapte nga Milenko Andric dhe ishte mjaft i frustuar ku ju dha vërejtja e parë nga Miletic. Rasti i dytë i ndëshkimit ndodhi kishe Peci e shau gjyqëtarin ndërsa si është e mundur kur Peci kishte gomën e dhëmbëve në gojë.

Këto janë të gjitha duelet e zhvilluara atë ditë:

Kategoria Mizë : Lika – Zivadinovic  2:0
Kategoria Bantam : Shala – Sacirovic 0:2
Kategoria Pendël : Hyseni – Sekularac 1:1
Kategoria e lehtë : Majanci – Hasan 2:0
Kategoria gjysmë velter : Hajdini – Maric 2:0
Kategoria velter : Latifi – Puzovic 0:2
Kategoria gjysmë e mesme : Makolli – Petrinjovic 1:1
Kategoria e mesme : Rexhepi – Milosevic 2:0 (ndërprerje raundi 1)
Kategoria gjysmë e rënd : Halimi – Jevtic 0:2
Kategoria e rënd : Peci – Andric 0:2 (diskualifikim)

E gjithë kjo ngjarje ndodhi me 1 Qershor 1986 në Prishtinë. Më pastaj K.B. Prishtina mori edhe ndëshkimin më të madh në Podgoricë kur prapë ne u gjendem të vjedhur ndërsa Peci në shenjë paknaqësie goditi referin dhe diskualifikua. Ekipi ynë me nam për shkak të këtij veprimi u dërgua në ligën e dytë dhe Xhevdet Pecit përjetësisht iu ndalua boksi. K. B. Prishtina me 1987 bëri pjesë në ligën e dytë dhe u kthye pas një viti në ligën e parë por viti i fundit ishte 1988 kur edhe filluan vitet e dhunës dhe moslejimi i boksierve tanë të marrin pjesë në ligën e ish-Jugosllavisë. Historia e kombit tonë në shumë fusha sportive ka qenë e dhimbshme.

Artan Vërbica
17 Gusht 2010

3 thoughts on “Histori : K.B. Prishtina e merret titulli i gjashtë me shumë padrejtësi

  1. Me vjen mire qe me te vertet ju shkruani per boksin, dhe poashtu per historikun e klubit me te suksesshem te kosoves besoj ne te gjitha koherat, ky klub ka qene ai qe e ka mbushur sallen atehere te quajtur 25 maji e tani 1 tetori, e pastaj edhe palestren e spoteve e quajtur boro ramizi, tani qendra sportive ku beheshin 6000 shikues do te thot kur ka boksuar Prishtina palestrat kan qen te plota nuk ka patur vende te zbrazta e tani mjerisht eshte harruar ky klub, duhet qe prap dikush te mendoj per kete klub, qe ti kthehet nami qe ka patur,e me duket vetem ju jeni ata qe e kujtoni kete klub, sepse nga institucionet eshte harruar e posaqerisht nga vete komuna e prishtines as qe e din se ne qfar gjendje eshte lokali i klubit, e leje ma per kushte te punes e te boksiereve.

    Me vjen mire qe keni bere kete shkrim e besoj se dikush do i lexoj keto shkrime e ndoshta dikujt i kujtohet se ka ekzistuar ky klub.

    Pershendtje e suksese e pune korekte qfare dhe jeni duke bere .

  2. A ka mundsi ate videon qe Pasqyrja e Sportit gjithnje fillonte
    /Peci legjendare e denon referin/

    Do te kerkojme te ndonje televizion dhe nese e gjejme, patjeter do t`a publikojme. Ju faleminderit …

  3. DRAGO MI JE KAD JA KAO BIVSI BOKSER MOGU DA DAM NEKI MOJ KOMENTAR NA SVE OVO. POZNATO JE DA SMO MI BOKSERI SA KOSOVA BILI UVEK IZNAD DRUGIH BOKSERA, MEDJUTIM KADA JE REC O BOKSERIIMA KOJI JE IMALA PRISTINA, ONI SU BILI VRH. SETIMO SE SAMO ZA REPREZENTACIJU JUGOSLAVIJE NAJVISE BOKSERA JE DALA BK PRISTINA. SOBZIROM DA SAM SE BAVIO BOKSOM POZNAJEM DOBRO BOKS A POZNAJEM I MNOGE BOKSERE, STO SE MENE TICE MOJ TATA U RINGU KAO I MOJ IDOL DAN DANAS JE BIO ABEDIN LIKA, BOKSER KOJI JE OSVAJAO MNOGE TITULE. OVOM PRILIKOM MU ZE ISKRENO ZAHVLAJUJEM JER KADA SMO BOKSOVALI U ISTI KLUB ON JE MENI BIO TATA I MNOGO SAM NAUCI OD NJEGA.

    ABEDINE BRATE HVALA TI!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.