Donat Avdijaj shpresë e madhe e boksit shqiptar
3 min readKampionati botëror për të rinjë (kadet) e cila u mbajt në Baku të Azerbejxhanit në muajin Prill, zbuloi një talent shqiptar të cilën deri më atëherë pak kush kishte ndëgjuar për të, ai është Donat Avdijaj i cili u përfaqësua me kombëtarën e Gjermanisë në kategorinë deri 91 kg, duke zënë vendin e pestë në botëror për kadet. Donat Avdijaj në gjiro të parë boksoi me kampionin evropian të juniorëve, polakun Cesare Sametko duke e kaluar pengesën e parë me mjaft suksese. Në gjiro të dytë mposhti ukrainasin Armen Simonyuan duke u kualifikuar në çerekfinale. Në pengesen e tretë hasi rezistencë me rusin Alexander Ivanov ku humb me pikë. Edhe pse u eliminua në çerekfinale, Avdijaj la gjurmë në këtë kampionat duke u plasuar në vendin e pestë. Ky sukses i dha një experience për të ardhmen e tij. Përzgjedhësi i kadetëve të Gjermanisë, Hans Birka e vlerëson atë me Luan Krasniqin e ri.
Donat Avdijaj u lind me 30 Dhjetor 1992 në Osnabruck të Gjermanisë. Familja e tij janë nga Istogu i Dukagjinit, ndërsa kanë emigruar në Gjermani në vitin 1991. Donati është fëmija i dytë në familje, nga pesë fëmijët që ka Xhemë Avdijaj. Donati edhe pse i lindur në Gjermani, me mburrje mban veten shqiptar dhe flet gjuhën shqipe për mrekulli. Falë edukimit dhe patriotizmit të babait të tij , Xhemë Avdijaj, ai përfaqësohet çdo vend si shqiptar edhe pse e përfaqëson Gjermaninë. I riu Avdijaj me boks ka filluar të mirret me 2007 tek klubi TSV Wallenhorst në Osnabruck. Vetem pas dy viteve i bjen në sy talenti i tij, selektorit për të rinjë të Gjermanisë, Hans Birka i cili e fton për një turne evropian në Irlandë. Në këtë turne Avdijaj tregohet mjaft i denjë duke fituar bindjen tek selektori duke zhvilluar tre duele dhe fituar të tre me mjaft sukese. Tani Avdijaj ka zënë vend në kombëtaren e Gjermanisë ku shpresojnë në të mjaft, pasi ka vlera të jashtëzakonshme. Deri më tani ka zhvilluar 44 meçe, ku ka shënuar 39 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Ndër 44 duele që ka zhvilluar, ai ka bërë 15 mece i ka bërë për kombëtarën e Gjermanisë.
Ai shpreson të garoj për Gjermaninë në kampionatin botëror vitin tjetër në Busan të Koresë së Jugut me 2011 dhe në Lojrat Olimpike në Londër 2012. “ Kam konkurrencë të ashpër në kategorinë time në 91 kg, për Gjermaninë, pasi në këtë kategori është Stefan Kober, por shpresoj të zë vend për kombëtaren e Gjermanisë. Ndërsa mua më llogaritin si shpresë e të ardhmes për vitet e ardhshme“ deklaroi Avdijaj. “Nëse Kosova fiton statutin e OKB-së dhe pranohet në komitetin olimpik, atëhere dëshirë më e madhe për mua do të ishte të marrpjesë për Kosovën në Lojrat Olimpike pasi për botëror, më duket është vonë, sepse kualifikimet fillojnë në fillim të vitit 2011” tha Avdijaj.
Sukseset:
2009 – Kampion i Gjermanisë për të rinjë në kampionatin internacional te Gjermanisë
2010 – Kampion i Gjermanisë për të rinjë i Gjermanisë
2010 – I pesti në kampionatin botëror për të rinjë (kadet) në Baku të Azerbejxhanit
Mbani në mend se ku po e lexoni më së pari për këtë talent. Kosovaboxing.org çdo herë ju sjell risi dhe lajme që deri më tani nuk i keni ndëgjuar.
Artan Vërbica
28 Korrik 2010
Super lajm Kosovaboxing!
bravo donat veq vazhdo per para
me vjen mire per rezultatet e Donatit dhe shpresoj se ai do te vazhdoj me suksese e ne lojrat olimpike te ardhshme besoj se do jete perfaqesues i Kosoves e te pakten te sjell nje medalje, suksese Donat e flm nga ju redaksi e kosovaboxing.org per keto lajme te mira qe naj sjellni e ti kemi ne.
Shum mir vllavi jam veq vazhdo qeshtu ki me perparu te dua shum.
nga motra jote Donika Avdijaj
Je i madh nipi jem donat,daja me ty shum gezohet per sukseset e tua,tdeshiroj cdo tmire ne jete,suksese ne karrieren tande si boksier…cdo fitore e jotja me ban shum krenar qe tkam nip.. e di se ke me arritun shum ne karrier….te don shum daja Cene …suksese Donat…
Flm per qit lajm.
O Donat urime per qita suksese Vllaa .
Ishalla bohesh profi ki mo bu ashtu ashtu …… heheh
sukses nga osnabrückit.
Super lajm kosovaboxing …..