Kukësi një trevë e boksit që premton në të ardhmen
2 min readKlubi i boksit Kukësi prej shumë vitesh luan një rol të madh në boksin shqiptar me disa talent që po arrijnë suksese të mëdha në disa turne në Shqipëri por edhe në Kosovë. Kukësi qytet në veri të Shqipërisë dhe vetem 10 km afër me Kosovën do të zhvillon boksin atje duke pasur parasysh vendin strategjik që ka. Tani kur edhe rruga e re përfundoi, çdo gjë do të shkoj mirë për kuksianët në zhvillimin e jo vetëm të boksit por të gjithë sportit. Kukësit si shumë qyteteve tjera në Kosovë dhe Shqipëri ju mungojnë kushtet elementare, si infrastruktura, palestrat, paisjet sportive, mjetet financiare edhe pse flitet se ka mbështetje nga komuna e Kukësit, për të bërë diç më shumë në këtë drejtim në zhvillimin e boksit në këtë trevë. Nga Kukësi kanë dal disa boksier të talentuar që po arrisin rezultate të mira, e njëri ndër ta është Fatjon Murati i cili ka një rekord të mirë në boksin profesionist prej 11 fitoreve dhe 2 barazimeve, pa asnjë humbje deri më tani. Murati po zhvillon karierë të bujshme në Gjermani dhe deri më tani ka arritë që disa herë të paraqitet edhe në parameçe të Klitschkove.
K.B.Kukësi ka qit herë pas herë në sipërfaqe disa boksier të mirë që janë të rinjë dhe që premtojnë në të ardhmen. K.B. Kukësi në kampionatin e të rinjëve që u zhvillua në Durrës në muajin Qershor, arriti rezultate të mira ku në katër diciplina dolën në finale katër boksier nga ky qytet, dy nga ata u shpallën kampion të Shqipërisë dhe dy nënkampion. Ata janë: Ramazan Cenaj (kampion në 51 kg), Ermal Kaçuli (kampion në 54 kg), Endrit Hoxhaj (nënkampion në 75 kg) dhe Sajmir Vervana (nënkampion në 64 kg). Këta katër talenta kanë perspektivë në boksin tonë mirëpo kërkohet më shumë punë dhe përkujdesje nga së pari qyteti i Kukësit, bashkia e Kukësit, ministria e sporteve dhe federata e boksit shqiptar. Boksieri Ermal Kaculi është thirrur nga selektori i Shqipërisë, Zef Gjoni për një garë ndërkombëtare në Itali në muajin Shtator. Të gjithë një synim dhe do të ketë rezultate jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon dhe më gjerë. Nuk është vetem klubi i Kukësi që ka talent mirëpo ne e zgjedhëm këtë qytet të parin nga Shqipëria, pasi në vazhdim do të vazhdojmë të tjera si K.B. Vllaznia, K.B. Partizani, K.B. Tirana, K.B. Teuta, e shumë ekipe tjera që vazhdimisht po mundohen të japin shumë për boksin tonë.
Artan Vërbica
25 Korrik 2010
E drejte dhe do kete shum talente …
Ndersa nuk kane mbeshtetjen e duhur nga komuna (bashkia)
Por qe te jesh i mire duhet te kesh nje tranjer te mire dhe te financoj per ty .
Me falni por disa tranjera nuk ja vlen te quhen tranjera nuk e di se cfare do behet me boksin kuksjan pasi nuk ka asnje mbeshtetje ose dhe nese ka ate po vidhen , por me vje keq per boksierin Ermal Kaculi qe eshte gjithnje i pa kapshem eshte talen ka dhe shum boksiera te tjere qe jane shum te mire. Ne kampionatin e qe u zhvillua ne durres gjithqka doli e pa pritur pasi Hoxhaj nuk u priste te humte 🙁 nejse pasi ne loje jane nje humbes dhe nje fituse dhe nga humbjet mer shum mesime te mira. U uroje suksese te gjithve dhe i themi Komunes (bashkis) qe ato qe jane per bokserat tju shkoje bokserave dhe jo familjeve te tyre … Faleminderit qe shkruani per keta talente .
Une e humba per nje budallallek timin qe e teprova pak pasi ndejte shume nje nate para finales. por nuk ka rendesi, e humba tashme, por Cdo gabim ka nje mesim keshtu qe mesova shume dhe u siguroj qe do shikone nje Endrit ndryshe ne te ardhmen e afert 🙂 Nje (^^^) RINGU
o endro me sa raunde u myll neshja jote ne dr me “Mergim Byberin”?
Endrit po presim me padurim rikthimin tend ne ring. :P:P gjynah qe u dogje per nje pakujdesi se ke qene nje talent i vertet i boksit shqiptar. hahahahaha. shko mor djal ban naj pun tjeter se sban per boks.