RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Haye mbron titullin kundër Ruiz me 3 Prill

1 min read

David Haye, 23-1 (21 KO) do të mbroj titullin e kampionit botërorë  të versionit WBA me 3 Prill kundër sfiduesit nr 1, John Ruiz, 44-8 (30 KO). Ky duel ende nuk është përcaktuar se ku do të zhvillohet në Londër, Manchester apo edhe në Gjermani.

John Ruiz ditë më pare nënshkroi kontratë me ekipin promovues “Golden Boy Promotion” që menagjohet nga legjenda e boksit Oscar De La Hoya. Edhe boksieri anglez, David Haye është pjesë e këtij klubi dhe ka qenë e lehtë të realizohet kjo mbrojtje e parë nga Haye.

Ish-kampioni botërorë, John Ruiz ishte mjaft i kënaqur me realizimin e këtij dueli. Ai deklaroi për mediat amerikane: “Jam i gëzuar për rastin tim” i cili fitoi titullin për herë të pare me 2001 kundër Evander Holyfield. “Dua të boksoj me Haye e pastaj edhe me Valuev sepse jam ndeshur me të dy herë dhe jam vjedhur nga gjyqëtarët” deklaroi Ruiz.

Haye titullin e kampionit botërorë e fitoi vitin e kaluar kundër gjigandit rus, Nicolai Valuev. Haye mbizotroi gjatë gjithë duelit dhe fitoi bindshëm ndaj bishës nga Siberia. Mbrojtja e parë e titullit do të jetë në interes të madh ndaj porto-rikanit me nënshtetësi amerikane, Ruiz. Në pjesën e dytë të këtij viti mund të ndodh të kemi ndonjë unifikim titujsh nga Haye me ndonjerin nga vëllezërit Klitschko.

Artan Vërbica
29 Janar 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.