Haxhi Krasniqi dhe Shemsi Beqiri më të mirët për 2011
10 min readPrishtinë, 28 Dhjetor 2011 – Agjencioni Kosova Boxing si çdo vitë zgjedh më të mirët. Si çdo vit, edhe këtë vit sjellim risi, ku përveç boksierve, kick-boxierve, agjencioni ynë zgjedh edhe promoterin më të mirë shqiptar këtë vit dhe turneun më të mirë në trojet shqiptare. Juria e përzgjedhur nga kryeredaktori Artan Vërbica, analistët Avdyl Salihu, Avdush Cakaj, foto-reporteri/disagneri Shpend Ahmeti, administratori Albion Blakqori, dhe me bashkëpuntorët Krenar Fejzullahun, Artan Muhaxhirin dhe Shkumbin Sekiraqën, zgjedhëm më të mirët për 2011.
Boksieri më i mirë për vitin 2011 – Haxhi Krasniqi
Kick-boxieri më i mirë për vitin 2011 – Shemsi Beqiri
Debutuesi më i mirë në boksin profesionist për vitin 2011 – Besar Nimani
Boksieri më i mirë amator për vitin 2011 – Fatlum Zhuta
Boksierja më e mirë amatore për vitin 2011 – Azize Nimani
Kick-boxieri më i mirë amator – Elvis Gashi
Promoteri i vitit 2011 – Aziz Salihu
Turneu më i mirë në boks amator për 2011 – “Memoriali Vllaznia 2011”
Boksieri i vitit 2011 – Haxhi Krasniqi
Haxhi Krasniqi ka qenë boksieri më i dalluar i vitit duke fituar titullin e kampionit Evropian në versionin WBO. Krasniqi pati një sukses të jashtëzakonshëm duke shënuar dy fitore këtë vit. Ai me 9 Prill, shënoi fitore ndaj gjermanit Ben Nsafoah me vendim unanim në tetë raunde. Krasniqi gjatë këtij dueli i tregoi ekipit të tij “SES Boxing” se është pjekur për sfida të mëdha, dhe pas këtij triumfi kërkoi sfida për tituj dhe më pas iu dha rasti. Atij fillimisht ishte përcaktuar vendbeteja në Brno të Çekisë për të sfiduar titullin e kampionit evropian kundër frnqezit Abdelkahim Dergal, por ky meç u shty për me 22 Tetor, ku Krasniqi tirumfoj në mënyrën më të mirë me Knock-Out teknik në raund të katërt. Krasniqi kishte filluar furishëm përblljen gjë që nga fillimi tregoi se talenti i tij është shëndruar në kampion të vërtet. Dy herë në raundin e tretë dhe një herë në raundin e katërt, nga Krasniqi e detyruan gjyqëtarin të përfundoj meçin para kohe. Mijëra qytater në Junik festuan me te, por edhe shumë bashkatdhetar shqiptar në Diasporë, por edhe në Kosovë iu gëzuan këtij triumfi. Për të ndjekur drejtpërdrejt këtë spektakël të Krasniqit ishte përkujdesur televizioni shqiptar “SuperSport” të cilin e emitoi drejtpërdrejt. Pas kësaj Krasniqi me titull erdhi në Kosovë ku në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ai u prit si hero nga shumë bashkqytetar. Atij iu bë një pritje madhështore edhe në Federatën e Boksit të Kosovës, Departamenti i Sporteve, Drejtoria e Ministrisë së Sporteve, ku u nderua me shumë dhurata dhe çmime. Dy fitore ndaj dy rivalëve të respektuar e nxorën si më të mirin për 2011. Ai poashtu u ngrit në pozitën e 6-të në ranglistën botërore të WBO-së.
Kick-boxieri i vitit 2011 – Shemsi Beqiri
Ai që u shqua në vitin 2011 për kick-box, ishte padyshim kick-boxieri nga Vitia me residence në Basel të Zvicrës, Shemsi Beqiri. Për Beqirin nuk kishte festa të fundvitit, sepse me 7 Janar, boksoi në K-1 MAX, ku u përball me nënkampionin botëror Yoshiro Sato. Beqiri tregoi luftën më të bukur ndoshta në karrierën e tij, duke e rrahur keq gjatë gjithë meçit japonezin, por në fund iu mohua fitore, gjë që ishte fitore e pastërt e Beqirit. Gjatë gjithë kohës Beqiri ishte ai që kishte incijativ dhe goditje më shumë, dhe poashtu e hedhi dy herë në “knock-down”. Kjo humbje e padrejtë nuk e pengoi Beqirin të vazhdoj me suksese ku në muajin Shtator boksoi në turneun me shpërblim 20.000 euro. Beqiri në meçin e parë gjysmëfinal mposhti franqezin Philippe Salmon me vendim unanim duke treguar potencialin e tij. Salmon ishte gjetur një herë në knock-down ku Beqiri me një kroshe të majt që e goditi e dezorientoj të tërin, por me vështirësi franqezi e mbajti meçin deri në fund. Në finale u takua me marokenin Rachid Belaini ku Beqiri u tregua mjaft i shkathët me fitore bindëse gjatë gjithë duelit. Edhe në këtë meç u zhvillua një përballje e paparë ku në raund të tretë, njëjtë siç e kishte bërë me Salmon, ashtu edhe me Belaini e goditi fortë me kroshen të majtën, ku marokenit ia hjeku gomën nga goja, dhe ishte në këmb në “knock-down”, por i mbajti sekondat e fundit deri në fund. Nuk është vetëm Kosova Boxing që e zgjedh më të mirin për 2011, gjë që edhe televizioni i njohur sportiv “Eurosport” e ka zgjedhur si më të mirin, ku meçet e tij, të transmetuar në “Eurosport”, kanë qenë ndër më të mirët për vitin që po lame pas. Shemsi Beqiri është 25-vjeçar, ku deri më tani ka zhvilluar 76 meçe profesioniste në kick-box, ku ka shënuar 69 fitore (31 KO), dhe 7 humbje.
Debutuesi më i mirë në boksin profesionist për 2011 – Besar Nimani
Njëri ndër boksierët më të mire shqiptar në boksin amator në vitet e fundit që ka përfaqësuar disa herë Kosovën në garat ndërkombëtare, dhe pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” duke fituar në konkurrencën deri 69 kg në vitin 2009, Besar Nimani, ka debutuar këtë vit në boksin profesionist. Nimani gjurmët që i kishte lënë në boksin amator arriti ti tregoj edhe në boksin profesionist, duke shkatërruar çdo kundërshtar që i dilte përpara. Nimani arriti plot 9 fitore (8 KO) duke qenë ndër më të mirët pa ndonjë konkurrencë nga asnjë boksier shqiptar tjetër këtë vit. Pas 7 fitoreve që i fitoi radhazi atij iu dha rasti të dyluftoj edhe për titullin e më të mirit të Gjermanisë. Në qytetzën e vogël Velten afër Berlinit, boksoi kundër afrikanit me nënshtetësi gjermane Erve Mbongo, gjë që pas një lufte të fortë Nimani u shpall kampion internacional i Gjermanisë. Ai ishte plotfuqi në këtë përballje ku dominoi në të gjitha raundet dhe poashtu në raundin e 9-të e hedhi në dysheme, por Mbongo u mbajt deri në fund të meçit. Kjo fitore ishte madhështuese, por ai fitoi edhe kundër disa boksierve perpektiv si Emre Altintas me TKO 3, dhe kur grumbulohen edhe fitoret tjera, Nimani premton shumë në të ardhmen. Kosova Boxing shpall Besar Nimanin debutuesin më të mirë në boksin profesionist për 2011.
Boksieri më i mire amator shqiptar për vitin 2011 – Fatlum Zhuta
Fatlum Zhuta ka qenë boksieri më i dalluar amator i vitit 2011. Zhuta fillimisht fitoi turneun “Pavarsia 2011” në Kosovë duke mposhtur serbin Nersad Milicevic me vendim unanim. Ai mori pjesë edhe në turneun tradaicional ndërkombëtar “Memoriali Vllaznia 2011” ku në xhiro të parë mposhti malazesin Bojan Peshiç me “Knock-Out”, gjë që Peshiç ishte bërë i pamposhtun për shqiptarët në tre vitet e fundit. Në gjysmëfinale në Shkodër mposhti Emiliano Çekinin 8-6, ndërsa humbi në finale nga boksieri nga Kazakistani Elesinov, gjë që Zhuta fitoi medaljen e argjent. Zhuta mori pjesë më pastaj në kampionatin evropian në Ankara të Turqisë dhe kampionatin botëror në Baku Azerbejxhan. Në kampionatin evropian në xhiro të parë mposhti izrailitin Artem Masliy me 19-8, ndërsa në xhiro të dytë humbi nga armeni Artur Khachatrayan me rezultatë të 15-9. Në kampionatin botëror ishte më mirë se kurr më parë, i përgaditun mjaft mirë, ku për një muaj u përgadit në Zagreb tek traineri i njohur kroat i cili është me origjinë shqiptare, Leonard Pijetraj. Zhuta në Baku mposhti në xhiro të parë grekun Ilias Savvidis me rezultat 29-14, Në finale u mposht padrejtësisht nga numri 3 në botë në ranglistë të AIBA-së, ekuadriani Jame Jorge Padilla Cortez me rezultat të ngushtë 18 me 15. Ai ishte pjesëmarrës edhe në truneun “Adem Jashari” ku mposhti në finalen e 75 kg, boksierin malazes Marko Bozovic. Zhuta ka gjasat më të mëdha nga boksierët shqiptar të kualifiokhet për Lojrat Olimpike “Londra 2012”. Nga analizat e bëra për çdo boksier tjetër amator, Zhuta me rezultatet e arritura fiton çmimin e boksierit më të mirë amator për 2011 nga Kosova Boxing.
Boksierja më e mirë amatore shqiptare për vitin 2011 – Azize Nimani
Shkëlqimi i Azize Nimanit vazhdon edhe në vitin 2011 ku pakonkurrencë ishte më e mira ndër boksierët shqiptare. Nimani e cila pati probleme në kampionatin e Gjermanisë ku ju vodh fitorja dhe më pastaj pas ankesës që bëri stafi drejtues i Nimanit dhe institimit nga Federata e Boksit të Gjermanisë që Nimani të përfaqësoj Gjermaninë në kampionatin evropian në Roterdam të Holandës, tjetra palë poashtu bëri ankesë dhe vendimi erdhi që asnjë boksiere gjermane mos të marrëpjesë në evropian për shkak të skandalit. Pas kësaj Nimani nuk u dorëzua dhe mblodhi shpatullat e veta dhe vazhdoj rrugëtimin edhe në shumë meçe ndërkombëtare ku pati suksese të jashtëzakonshme, e njëra nga këto ishte turneu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Colorado ku Nimani u kthye me medalje të argjent duke mposhtur dy konkurrentet amerikane për Lojrat Olimpike “Londra 2012”. Në meçin e parë Nimani mposhti amerikanën Tyrieshia Douglas 17 me 15. Në gjysmëfinale mposhti Cynthia Moreno 17 me 10, ndërsa humbi në finale nga Poula Estrada me vetëm një pikë diferencë 13 me 12. Nimani edhe në muajin Maj ka pasur një ndeshje të fortë ku boksoi me turken Ayse Avuz e cila konsiderohet njëra ndër më të mira boksierët në botë. Nimani e mposhti 10 me 2. Nimani ka gjasa shumë të mëdha të kualifikohet për Lojrat Olimpike. Në Londër pritet të garojnë sportistë të lindur apo me prejardhje nga Kosova, që mbrojnë ngjyrat e shteteve të tjera. Çmimin e boksierës më të mirë për 2011 e fiton Azize Nimani. Kjo është hera e dytë radhazi që Nimani e fiton këtë epitet nga Kosova Boxing.
Kick-boxieri më i mirë amator shqiptar për vitin 2011 – Elvis Gaxhi
Kick-boxieri nga Peja, Elvis Gashi ka qenë këtë vit më i miri ndër kick-boxierët shqiptar. Suksest e tij ishin mjaft të mëdha ku në kampionatin botëror në versionin WKA në Karlsruhe u stolis me medaljen e argjent, ku mori pjesë në kategorinë deri në 70 kg. Ai kaloi dy pengesa në botëror, por humbi në finale, por vendi dytë është sukses mjaft i madh për te, dhe për kick-boxin kosovar. Poashtu Gashi mori pjesë edhe në një turne ndërkombëtar të WKA-së në Frankfurt ku në kategorinë deri 75 kg, u kurorzua me medaljen e artë. Ai bëri edhe një meç profesionist në Londër duke debutuar dhe sprovuar vetën edhe si profesionist ku doli fitues me vendim unanim. Gashi në mënyrën më të mirë e përmbylli vitin duke fituar edhe në kampionatin individual të Kosovës, ku fitoi ndaj Ardian Mjekiqit. Kosova Boxing vlerëson kick-boxierin më të mirë amator për 2011.
Promoteri i vitit 2011 – Aziz Salihu
Aziz Salihu ka qenë ai që i ka dhënë frymë shumë boksit këtë vit. Salihu ka qenë aktiv si në boksin amator ashtu edhe në boksin profesionist. Salihu ka organizuar gjithësejt pesë turne. Ai fillimisht organizoi turneun për ditën e pavarur të Kosovës, ku pos boksit amator kishte edhe një meç profesionist ku Jetmir Kuçi boksoi kundër rumunit Migurel Sebe. Pas kësaj Salihu për ditën e bombardimeve të NATO-s, organizoi poashtu një spektakël ku boksuan shumë emra të mëdhenjë të boksit amator si Fatlum Zhuta, Bujar Sejdiu, Mahmut Gorda dhe boksierët tanë profesionist Sevdail Sherifi kundër Elvir Behlulovic dhe Shpetim Shala kundër Nikola Matic. Turneu i tretë ishte i organizuar në Ferizaj, ku pat vetëm boks amator, por mjaft i fryetshëm, ku boksuan reprezentuesit e Shqipërisë, Kristian Demaj, Alban Bermeta, Asmer Bilalli, Bujar Sejdiu, Mahmut Gorda, etj. Pas kësaj Salihu organizoi turne në Zvicër me forca vetanake, ku pat poashtu boks amator dhe profesionist ku boksuan Jetmir Kuçi kundër kroatit Gordan Glisic dhe Sevdail Sherifi kundër kroatit tjetër Toni Visic. Me turneun e fundit për trainerin legjendar “Lah Nimani”, Salihu e përmbylli këtë vit duke u munduar të jap për boksin sa më shumë aktivitete. Nga ana profesionale e agjencionit Kosova Boxing, Aziz Salihu meriton çmimin e promoterit të vitit 2011.
Turneu më i mirë shqiptar për vitin 2011 – “Memoriali Vllaznia 2011” Shkodër
Klubi i boksit Vllaznia Shkodër këtë vit organizoi turneun tradicional “Memoriali Vllaznia 2011” nga 31 Mars deri 3 Prill, plot katër ditë duke dhënë shembull çdo vendi shqiptar si organizohet turnet e boksit. Në këtë turne morën pjesë gjithësej tetë shtete, (Mali i Zi, Maqedonia, Italia, Sllovenia, Mongolia, Indonezia, Kazakistani dhe vendasi Shqipëria). Plot katër ditë boks dhanë shumë boks cilësor duke treguar se këtë vit ishte më i organizaur se katër turnet tjerë ndërkombëtar të rajonit, “Zllatko Hrbic” Kroaci, “Golden Gong” Shkup, “Golden Gloves” Beograd dhe “Adem Jashari” në Prishtinë. Prandaj çmimi i turneut më të mirë shqiptar i takon organizatorit nga klubi i boksit Vllaznia Shkodër.
Agjencioni Kosova Boxing
30 Dhjetor 2011
Shemo ma te mirin te ka Kosova ty
te pershendesim te gjithe
ku mos me zhgedh Shemsi Beqirin kur ky ne krejt boten tregon
meqe ma te mirat si per Zvicerr dhe per kombin tone Kosoven.
Ne Japoni u zhgjedh me i pari shqipetar ne RANKING te Japonise
presim me vazhdim ne vitin 2012 Shemsi
http://www.youtube.com/watch?v=qzjbLbk-upI
urime bokserve profesionist uroj sukses per viten 2012 edhe bokserve amator suksese edhe per profesionist edhe per amator nga mahmut gorda edhe perhendes legenden e boksit aziz salihun numer 1 ne kosov
Bravo Shemsi Bravo shum Bukur me tpa si nr1, se e meriton.
Hallall Shem per suksese dhe plot rrespekt nga kjo faqe albaboxing se mbasi krejt bota po i njef emrat e kickboxierve si edhe boxierve ton tash ka edhe faqe per ne shqipetart qe nuk po dina gjuja te hujat
Veq per para vlázrer e ty Shem shum her te ka
rrekllamu Eurosporti bravo te qofte
Shemsi Beqiri The Best Albanian Middelweightkickboxer of all Time
Shemsija si e di ka humbur prej kikbokserit te njohur Butrint Rama. Pra prej shqipetareve ne kategorine midlewight eshte Butrint Rama… hahahah
@Arber Rama po more si jo
me 3 mars e ka shancen qe Butrint Rama mu rreh apet
me Shemsi Beqirin dhe tana ta shofim se kush fiton…
dhe kur u rreh Shemsi Beqiri me Butrint Ramen eshte kane meq amator shoq dhe ka qene ne vitin 1996 e tash jena ne vitin 2012 dhe ku ashte Shemsi Beqiri dhe ku ashte Butrint Rama sot.
sot Azem Maksutin do ta thrrasim dhe do ja bejm nje ofert per
Butrint Ramen dhe nje pages shum te fort 10 000.- franka
dhe ju lajmrojme se qa ka than…
ju pershendes zemersishte te gjithve
Sabedin Beqiri
Hej mar sabedin po thmija se ishe ti, njeri rranc. Se shemsin e kam rreh ne vitin 2006 dhe Shemsija asht kan profi po nejse nuk ka ne voj me dit te tjeret,kryesorja ju edhe na edim se kush asht Shemsija dhe une per 10000 fr, nuk jam nevojshem vetem une nuk jam ma aktiv ne thaiboks, se edhe pa pare kisha boksu. Ama nejse vetem baju niher burr se ki thmi e je i martun nuk po ju ka hije me rrejt se rrena ika kamt e shkurta. Kalo mir ishalla keni shum suksev ne jete po ju ne baustell kam me ju pa tuj punu edhe pak, se thaiboks kush pare ala nuk ka bah.mir u pafshim.Buti