RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Letër e Luan Krasniqit drejtuar tifosëve të tij

2 min read

Luan Krasniqi nepërmjet një letre në faqen e tij zyrtare iu është drejtuar të gjithëve atyre që gjatë gjithë karrierës e kanë përkrahur. Krasniqi, pas shkëlqimit të tij në karrierën e sportit, e përfundon angazhimin e tij në boksin profesionist. Ky lajm është për dikend i hidhur pasi të gjithë e kanë pritur sërisht të shofin Krasniqin në ring, por mosha e bën të vetën dhe një ditë çdo boksier i thotë lamtumirën boksit. Kosova Boxing ka pasur kënaqësin që në këto vite të komunikon drejtpërdrejt me Luanin dhe stafin e tij, të cilët çdo herë i janë përgjigjur pozitivisht agjencionit tonë. Ai mbetet ambasador i vendit tonë dhe në të ardhmen do të jap shumë sportit të boksit, ndërsa për shqiptarët do të mbetet Muhamed Ali i shqiptarëve. Kosova Boxing në ditët në vazhdim do të jap një përmbledhje të Luan Krasniqit.

Ndër të tjerat Luan Krasniqi citon në letrën e tij :

Të dashur miqë, viti 2011 po përfundon dhe mua më ofron mundësinë, që të gjithëve t`ju falënderoj përzemërisht.

Unë, nga sporti i boksit profesionist do të tërhiqem dhe të gjithë juve u jamë mirënjohës për mbështetjen tejet të madhe të cilën e kam patur nga tifosët e mi, gjatë gjithë kohës së angazhimit tim si bokser.

Në rrugëtimin tim sportiv, ju më keni dhënë kurajo dhe se simpatinë tuaj e ndiej edhe sot, përmes letrave të shumta, të cilat më arrrijnë çdo ditë.

Ndaj, për këtë sport të dashur për ne, do të punoj në vazhdimësi. Përvojën time do ta vë në shërbim të këshillimit dhe mbështetjes së talentëve të rinjë. Natyrisht që si ekspert i këtij sporti, poashtu , përmes ekraneve do të jem i angazhuar për ju.

Unë do të bëj çmos që boksi të mbetet atraktiv në mënyrë që ju, të dashur aderues të sportit të boksit, edhe në të ardhmen të përjetoni meqe interesante dhe të nivelit të lartë!

Ju falëmnderit dhe mirë u pafshim,

I juaji Luani

Kosovaboxing.org
29 Dhjetor 2011

1 thought on “Letër e Luan Krasniqit drejtuar tifosëve të tij

  1. Isha i habitur kur te kam pa per her te par para lufte ne satelit diku ka viti 96 apo 97 kur boksoje dhe pash emrin tend kur fitove qe prej asaj dite disi me mbete ne ne memorje por pas lufte bere bum ne boks dhe qdo her qe boksoje isha me ty o luan nga emocionet emia smund te permbahesha kur boksoje ti…po ky lajm nuk na u dasht tash kur ende i kemi dhimbjet e te ndjerit Besim Kabashit, por isha i lumtur kur boksoje vertet si luan me aperkat qe e ke pas si specialitet, po e kemi edhe nje luan tjeter Haxhi Krasniqin qe asht shum ne rrug te mir e ishalla nje dit do te behet kampion bote at enderr qe kishe ti o Luan… me rrespekt ndaj teje Besniku gjilan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.