Përmbledhjet dhe sukseset e vitit 2011 nga Kosova Boxing Promotion
6 min readAgjencioni Kosova Boxing ka shënuar një stinor të sukseshëm duke u zgjeruar në shumë fusha, e një ndër ato, kanë qenë participimi në shumë fusha të boksit jo vetëm në vend por edhe më gjerë. Kjo ka ndodh fal punës së palodhur të kryeredaktorit Artan Vërbica, ku si agjencion i lajmeve është shëndruar edhe në fiksimin e meçeve”Matchmaker” bashkorganizator dhe në fushën e promocionit të boksit në Kosovë, Shqipëri por edhe në disa vende evropiane, si Gjermani, Zvicër etj, me emërimin e tjetër promovues “Kosova Boxing Promotion”.
1-Turneu “NATO Thank You” 24 Mars, Prishtinë
Fillimi i vitit 2011 nga Kosova Boxing Promotion në fushën e menagjimit ishte ku arriti të jetë “Matchmaker” e organizuar për ditën e bombardimeve të NATO-s, me 24 Mars në Prishtinë, ku boksuan Sevdail Sherifi kundër Elvir Behlulovic dhe Shpetim Shala kundër Nikola Matiç dhe disa meçeve tjera amatore që u zhvilluan në shenjë falenderimi për forcat e NATO-s. Organizator i këtij turneu ishte Aziz Salihu.
Meçet amatore :
75 kg – Shaqir Dauti (Maqedoni) vs. Alban Kamberi (Kosovë) – Barazim
75 kg – Fatlum Zhuta (Maqedoni) vs. Kenan Penjiç (Bosne e Hercegovinë) – RSCO 3
81 kg – Bujar Sejdiu (Kosovë) vs. Jamin Glogiç (Bosne e Hercegovinë) – RSCO 2
Meçet Profesioniste :
Light Heavyweight – Shpetim Shala vs. Nikola Matic – UD 6, Shala
Cruserweight – Sevdail Sherifi vs. Elvir Behlulovic – TKO 4, Sherifi
2-Turneu për ngjarjet historike në qytetin e Ferizajit, 8 Prill, Ferizaj
Me 8 Prill në Ferizaj ishte Kosova Boxing Promotion që kishte fjalën kryesore për meçet sërish, ku u zhvilluan në qytetin e Ferizajit për tu zhvilluar një ndër turnet më të bukura të boksit amator në vend për vitin 2011. Gjithësej u zhvilluan 10 meçe, ku boksieri nga Shqipëria Alban Bermeta u zgjedh boksieri më i mire. Organizator ishte Aziz Salihu dhe Fatmir Hoxha.
Meçet amatore:
64 kg – Ajdin Ferati (Maqedoni) vs. Almir Sijariç (Mali i Zi) – 2-0
64 kg – Valendrin Bajramaj (K. B. Kastrioti) vs. Kushtrim Rama – RSCO 2
64 kg – Mahmut Gorda (K. B. Gjakova) vs. Fetah Leskovica (K. B. Kastrioti) – Barazim
69 kg – Asmer Bilalli (Shqipëri) vs. Branko Mirkoviç (Mali i Zi) – RSCO 1
75 kg – Arton Brahimi (K.B. Gollaku) vs. Fikret Iseni (Maqedoni) – 2-0
75 kg – Shqir Dauti (Maqedoni) –vs. Endrit Hoxhaj (Gollaku) – DQ 3
75 kg – Alban Bermeta (Shqipëri) vs. Nersad Miliceviç (Real Rom Graçanica) – RSCO 2
81 kg – Kadri Murseli (K. B. Kastrioti) vs. Lavdim Islami (Maqedoni) – 2-0
81 kg – Bujar Sejdiu (Kosovë) vs. Burim Gjoci (K.B. Gjakova) – 2:0
+91 kg – Kristian Demaj (Shqipëri) vs. Mehmet Asllani (K.B. Gjakova) – 2:0
3-Turneu Qershori i Lirisë “Hyjnesa N`fron” 12 Qershor, Prishtinë
Turneu i tretë që ishte Kosova Boxing Promotion e implikuar ishte për ditën e çlirimit të Prishtinës, me 12 Qershor, e cila ishte e autorizuar nga klubi me i madh i boksit shqiptar, K.B. Prishtina që së bashku me disa dashamirës tjerë të boksit si Faton Ramadani, Dibran Fylli, Agim Tahiraj u organizua në mënyrën më të mirë. Edhe pse ishte pak ditë para kampionatit evropian në Ankara të Turqisë, grupi i përbërë arriti të organzioj një turne solid me disa boksier të pjekur dhe disa talent të rinjë. Gjithësej morën pjesë 4 shtete, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe vendasi Kosova, ku u tregua boks cilësor. Kosova Boxing Promotion ishte matchmaker i kësaj ngjarje. Boksieri më i mirë u zgjedh Ismet Dobratiqi.
Meçet amatore:
69 kg – Ajdin Ferati (Maqedoni) vs. Denis Nurja (Shqipëri) – 1-2
56 kg – Kreshnik Kokollari (Kosovë) vs. Fatos Ferizi (Kosovë) – RSCO 1, Fitues Kokollari me ndërprerje
64 kg – Naser Shala (Kosovë) vs. Fetah Leskovica (Kosovë) – 1-2
69 kg – Nazmi Kurteshi (Kosovë) vs. Emir Shabotiç (Mali I Zi) – 0-3
69 kg – Gazmend Gashi (Kosovë) vs. Alban Beqiri (Shqipëri) – Barazim
75 kg – Shaqir Dauti (Maqedoni) – Fitues pa luftë
81 kg – Ismet Dobratiqi (Kosovë) vs. Faruk Shabotiç (Mali i Zi) – 3-0
81 kg – Egzon Muqolli (Kosovë) vs. Kadri Murseli (Kosovë) – 3-0
+91 kg – Fatjon Sorra (Shqipëri) vs. Mehmet Asllani (Kosovë) – Barazim
4- Boks Profesionist – Sherifi vs Visic dhe Kuçi vs. Glisic, 19 Qershor Disco Bar Bolero, Winthertur
Ngjarja e katërt në zhvillimin e organizimeve nga Kosova Boxing ishte me 19 Qershor në Zvicër në Winterthur, në diskotekën Bolero ku Kosova Boxing Promotion ishte “Matchmaker” në meçet e Jetmir Kuçi kundër Gordan Glisiç dhe Sevdail Sherifi kundër Toni Visic. Poashtu Kosova Boxing ishte asistuese edhe në meçet amatore, ku u zhvilluan gjithësej 7 meçe amatore. Rol të madh në këtë ngjarje kishte dhënë edhe legjenda e boksit kosovar, Muharrem Gjoci dhe mikut të madh të boksit kosovar, Augusto Lauri të cilët kishin sjell boksier nga Italia për tu përballur me boksierët shqiptar nga Diaspora.
Meçet profesioniste :
Middleweight – Jetmir Kuçi vs. Gordan Glisic – RSCO 3, Kuçi
Cruserweight – Sevdail Sherifi vs. Toni Visiç – D 6 – Barazim
5- Turneu memorial “Rasim Kiçina” 3 Shtator, Drenas
Turneu më simpatik në vitin 2011ishte zhvilluar në Drenas për nder të heroit kombëtar, kamandantit “Rasim Kiçina”. Turneu u zhvillua në ambient të hapur dhe ishte i paparë, ku mblodhi më shumë se 2000 shikues në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas. Në një ambient të hapur në mbrëmje dhe me reflektorë u zhvilluan disa meçe mjaft të bukura, ku dy ndër ato, ishin edhe dy në konkurrencën e femërave. Pjesëmarrja ishte madhështore ku morën pjesë boksier nga Bosne Hercegovinca, Mali i Zi, Shqipëria dhe vendasi Kosova. Ky turne u organizua nga Klubi i boksit Drenasi dhe Këshillit Organizativ me përbërje, Gani Halilaj, Dibran Fylli, Agim Tahiraj dhe Artan Vërbica. Kosova Boxing Promotion ishte “matchmaker” i këtij turneu. Boksieri më i mirë u zgjedh Alban Bermeta.
Meçet amatore:
81 kg – Fatlum Haxholli (Kosovë) vs. Valdrin Bajraktari (Kosovë) – 2:0
64 kg – Albulena Gubetini (Kosovë) vs. Pasha Maligiç (Bosne e Hercegovinë) – 1-1 – Barazim
64 kg – Gazmend Gashi (Kosovë) vs. Eret Rexha (Shqipëri) – 2-0
69 kg – Burim Hasani (Kosovë) vs. Sergjo Sina (Shqipëri) – 1-1 – Barazim
69 kg – Arian Gashi (Kosovë) vs. Emir Sabotiç (Mali i Zi) – 2-0
81 kg – Egzon Muçolli (Kosovë) vs. Alban Bermeta (Shqipëri) – 0-2
60 kg – Marigona Beadini (Kosovë) vs. Mirsada Muminoviç (Bosne e Hercegovinë) – 2-0
6-Turneu “Night of Pride” 1 Tetor, Gebenstorf, Zvicër
Kosova Boxing Promotion ishte përgaditur gjatë së bashku me promoterin e kësaj mbrëmje Gregor Staldemann dhe Rexhep Maliqaj për organizimin e ndeshjës miqësore Zvicër vs. K.B. Prishtina, por pas refuzimit të vizave për boksierët tanë, me ndihmën e kryetarit të FboxK-së, Ramadan Selimi u arrit që ky spektakël mos të dështoj dhe vendin e klubit të boksit Prishtina të zavendësohet me Kosovën. Dy boksier ishin me viza të Kosovës, Ismet Dobratiqi dhe Liridon Zeqiri, ndërsa në ndihmë i doli Kosovës, miku i bashkorganizatorit Artan Vërbica, traineri i shquar dhe perspektiv nga K.B. Tirana, z. Sead Bushati. Bushati sjelli tre boksier, Esild Kalemi, Sergjo Sina dhe Alban Bermeta. Edhe pse me shumë vështirësi dueli u zhvilluan ndërsa Zvicra e përfaqësuar me kryesisht boksier shqiptar doli fituese 8 me 2. Kosova Boxing gjatë kësaj vizite sportive arriti të zhvilloj edhe një takim ndërmjet kreut të FboxK-së, Ramadan Selimi dhe komisionerit teknik të Zvicrës, Jack Schmidli. Kosovës iu premtua nga Schmidli një votë përkrahje nga AIBA për tu pranuar boksi i Kosovës. Bashkorganizator ishin Kosova Boxing Promotion, Gregor Staldemann dhe Rexhep Maliqaj.
Meçet amatore :
81 kg – Elise Kamili (Zvicër) vs. Ismet Dobratiqi (Kosovë)– RSCO 1, Kamili
56 kg – Drin Sadriu (Zvicër) vs. Elies Kamili (Kosovë) – 2-0
81 kg – Alban Bermeta (Kosovë) vs. Alem Begiç (Zvicër)
60 kg – Durim Sadrija (Zvicër) vs. Liridon Zeqiri (Kosovë)
69 kg – Egzon Maliqaj (Zvicër) vs. Sergjo Sina (Kosovë)
7- Turneu i 13-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, 25/26 Nëntor 2011
Në njërin ndër turnet më të mëdhenjë shqiptar, për nder të komandantit legjendar “Adem Jashari” kryeredaktori ynë Artan Vërbica ishte zgjedhur si pjesë përbërse me mardhanje të jashtme, në grupin e marketingut, në grupin për përcjelljen e musafirëve, dhe në grupin për media. Turneu u zhvillua për dy ditë, dy gjysmëfinale në Prishtinë dhe finalja në Ferizaj. Një organzim i mirëfillt ishte organizaur nga Klubi i boksit Kastrioti ku finalja ishte më e bukura në vitet e fundit për nga organizimi. Boksieri më i mire u zgjedh Liridon Zeqiri.
Ndërkohë Kosova Boxing falenderon stafin e vet, Artan Vërbica, Shpend Ahmeti, Albion Blakqori, Avdyl Salihu, Avdush Cakaj, Krenar Fejzullahu, dhe bashkëpuntorët, Shkumbin Sekiraqa (Koha Ditore), Arsim Maxhera (Koha Ditore), Blerim Vuniqi (RTK), Artan Muhaxhiri (RTK), Eroll Popova (foto007.de), Bekim Devaja (Zëri) të gjithë pjesëmarrësit tjerë për mbështëtjen gjatë gjithë kohës.
3 Janar 2011
Suksese per KosovaBoxing, jeni gjithmon te paret ne lajm dhe ekskluziv ne publikime. Vetem suksese