RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi dhe Gjetan Keta të gatshëm për përballjet e së shtundes

2 min read

Foto : Eroll Popova

Haxhi Krasniqi dhe Gjetan Keta do të boksojnë të shtunden me 9 Prill në Magdeburg të Gjermanisë.  Krasniqi për kundërshtar do të ketë afrikanin nga Ghana, Ben Nsafoah. Krasniqi i cili çdo ditë po forcohet më shumë, pret një fitore të radhës. “Jam mjaft mirë i përgaditur. Pres që të fitoj dhe ti gëzoj të gjithë adhuruesit e mi, dhe posaqërisht adhuruesit e mi shqiptar” theksoi Haxhi Krasniqi për Kosovaboxing.org.

Kundërshtari i tij, Nsafoah ka bilanc prej 9 fitore (4 KO), 4 humbje dhe 2 barazime. Krasniqi aktualisht rangohet si i 49-ti në boxrec.com, dhe fitorja e radhës do t`a ngritë atë edhe më tepër. Pas këtij dueli Krasniqi pret që të zhvilloj një meç për titullin IBF Junior në Mynih, me datë, 23 Maj ose 3 Qershor. Kjo luftë për titull do të mundësohet nga kompania e tij promovuese e boksit, SES Boxing. “Do të kam një meç të rëndësishëm në fund të muajit Maj, apo në fillim të muajit Qershor, për titullin IBF Junior. Ky meç do të jetë mjaft i rëndësishëm dhe besoj që do të dal, ngadhënjyes” tha Krasniqi.

Gjetan Keta poashtu do të synoj fitoren e radhës ndaj gjermanit Markus Senf i cili ka bilanc prej 4 fitore, 17 humbje dhe 2 barazime. Keta ka rekord prej 9-1-0 dhe pritet fitorja e radhës këtë të shtunde ti takoj boksierit tonë nga Bulqiza. Nga rikthimi i tij vitin e kaluar në boksin profesionist, Keta ka shënuar progres të shkëlqyeshëm duke shënuar gjashtë fitore radhazi.

Duelet e dy boksierëve tanë do të jenë parameçe për titullin e kampionit botëror, ku boksieri gjerman Robert Stieglitz do të mbroj titullin kundër gjeorgjianit Khoren Gevor.

Fotoreporteri ynë Eroll Popova do të jetë fotografi zyrtar i kësaj ngjarje të boksit në Magdeburg. Ai poashtu na ka sjell disa foto, ku shihen pamjet dhe qasjet dy ditë para ndeshjeve.

Artan Vërbica
7 Prill 2011

2 thoughts on “Haxhi Krasniqi dhe Gjetan Keta të gatshëm për përballjet e së shtundes

  1. ju uroj shum suksese te dy boksereve eshte knaqesi te shikosh se si perparojn shiptaret dhe si e tregojne vleren e vetvets se tyre. Eshte leht te thuhet fjala sport ose te miresh me box por te arsh deri ktu mesiguri ka mund dhe shum perkushtim prandaj uroj te shperbleht puna dhe ajo qka keni bo deri tash dhe uroj fitoren per te dyte,sukseseee te metutjeshme

    RESPEKT edhe per juve kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.