Matjet zyrtare nga Magdeburg. Krasniqi 78,9 ndërsa Nsafoah 79,5
1 min readMobelhaus Maco Mobel, Magdeburg, Gjermani, 8 Prill 2011 – Mbrëmë në Magdeburg janë bërë të gjitha matjet zyrtare para ndeshjeve të sontme ku dy boksierët tanë do të boksojnë në këtë ngjarje. Boksieri ynë Haxhi Krasniqi ka dal 78, 9 kg ndërsa kundërshtari i tij Ben Nsafoah 79, 5 kg. Dueli i Krasniqit dhe Nsafoah do të zhvillohet në tetë raunde, ku do të jetë parameç i Robert Stieglitz dhe Khoren Gevor. Poashtu do të ketë ndeshje interesante mes Ramona Kuhne dhe Larissa Bonasselli. Në këtë mbrëmje do të bokson edhe Jack Culcay i cili për kundërshtar do të ketë Mikhel Kuhtseshvilli. Culcay në vitin 2007 ka boksuar me boksierin tonë Jetmir Kuçin në kampionatin botëror në Chicago, ku Kuçi humbi me pikë. Boksieri tjetër shqiptar Gjetan Keta nuk ishte mbrëmë për peshime, por ai sonte do të paraqitet, ku edhe do të ketë meçin e parë apo hapës të këtij eventi.
Robert Stieglitz 76,2 vs. Khoren Gevor 76.2 Ramona Kuhne 58, 8 vs. Michelle Larissa Bonasselli 58, 5
Jack Culcay 69, 8 vs. Mikheil Khutsishvili 69, 4
Foto : Eroll Popova
ooo urimeeeee haxhi urime fitorja urime te gjith aatyre qe punuan me ty urimeeee te perzemerta te uroj shum shum sukseseeee flm qe nuk na zhgenjeveeeee
urime herr. EROLL urime kosovaboxin.org shum suskeseeeeee
flm per te gjithaaaaa