RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Turne ndërkombëtar me 8 Prill në Ferizaj

1 min read

Te premten me datë 8 Prill nga ora 20:00 në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj do të mbahet turneu ndërkombetar në boks për nder të 30-vjetorit të ngjarjeve historike në këte vend. Organizator i ketij turneu është legjenda e boksit Aziz Salihu dhe Fatmir Hoxha. Do te marrin pjese katër shtete, Shqipëria me perfaqesuesen e parë në krye me Zef Gjonin dhe boksieret më të mirë te kombetarës sonë, Kristian Demaj, Alban Bermeta dhe Asmer Bilalli. Poashtu Mali Zi do te perfaqesohet me dy boksier, si dhe Maqedonia me pesë boksier. Nga Kosova do te jenë reprezentuesit Mahmut Gorda, Bujar Sejdiu etj.

Këto do të jenë meçet :
64 kg – Mahmut Gorda (Kosovë) vs. Sergjo Sina (Shqipëri)
64 kg – Almir Sijariç (Mali i Zi) vs. Ajdin Ferati (Maqedoni)
69 kg – Asmer Bilalli (Shqipëri ) vs. Branko Mirkovic (Mali I Zi)
75 kg – Endrit Hoxhaj (Shqipëri) vs. Shaqir Dauti (Maqedoni)
75 kg – Alban Kamberi (Kosovë) vs. Kadri Murseli (Kosovë)
75 kg – Alban Bermeta (Shqipëri) vs. Nersad Milicevic (Real Rom – Graqanica)
81 kg – Bujar Sejdiu (Kosovë) vs. Burim Gjoci (Kosovë)
+91 kg – Kristian Demaj (Shqipëri) vs. Mehmet Asllani (Kosovë)
Kosovaboxing.org
7 Prill 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.