RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Hadribeaj me 7 nëntor ngjitet në ring

1 min read

Boksieri ynë që është duke bërë karrierë në Florida të SHBA-ve, Ermal Hadribeaj do të boksoj javën e ardhshme me 7 nëntor në Florida. Dueli i tij do të jetë i gjashti në boksin profesionist dhe do të zhvillohet në gjashtë raunde. Do të jetë meçi i tretë i Hadribeaj në 6 raunde.

Hadribeaj (4-0-1, 1 KO) përball do të ketë amerikanin e rrëzikshëm Dylian Carlson (1-1-1, 1 KO) që renditet lartë në entin për statistika boxrec, i 153-ti. Fitorja ndaj tij do t`a sjell në renditje më lartë boksierin tonë i cili momentalisht renditet i 206-ti.

Hadribej në Shqipëri kishte zhvilluar sportin e MMA, ndërsa me të shkuar në SHBA ka filluar intenzivisht të mësoj boksin. Deri më tani po ia del mirë dhe me hapa të sigurtë çdo ditë po përparon në sportin më të njohur fisnik.

www.kosovaboxing.org
30 tetor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.