RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Usyk vs. Chisora do të jetë më shumë se një meç!

4 min read



Artan Vërbica
29 tetor 2020


Ish-kampioni i padiskutueshëm botëror në kategorinë kruzer, Oleksander Usyk, me 31 tetor do të ketë testin e dytë në kategorinë e rënd, ku kësaj radhe do të ketë një kundërshtar më të denjë, bëhet fjalë për të famshmin Dereck Chisorra. Dueli i tyre do të emitohet në “Sky Sport Box Office” në Britani të madhe.

Usyk (17-0, 13 KO) i cili pati përballjen e parë në kategorinë e rënd kundër Charles Witherspoon (38-4-0, 29 KO) në tetor të vitit të kaluar, edhe pse fitoi me dorëzim nga kundërshtari në raund të shtatë, nuk la ndonjë shenjë impresive. Performanca e Usyk ishte solide. E kam cekur edhe më parë se Usyk mund të jetë një model siç ishte Evander Holyfield i cili erdhi nga kategoria gjysëm e rënd dhe kruzer duke pasur pastaj suksesë edhe me më të fortit edhe në kategorinë e rënd, por do të shohim se a do ta dëshmoj këtë Usyk duke ditur se a ka kualitete të larta, që në kategorinë e rënd është diçka më ndryshe sepse këtu ki të bëjë me kundërshtarët shumë më të fuqishëm që janë të gjatë përmbi 2 metra dhe që peshojnë mbi 100 kilogramë. Mendimi im personal për Usyk është: Ai mund të mposht çdo kundërshtar deri në 100 kg, por me të tjerët sdo ta ketë lehtë, por kjo duhet të vërtetohet.

Chisora (32-9-0, 23 KO) për mua është një ari “Grizzly” i Amerikës Veriore, por që ky është sjellur në Britani të Madhe nga Afrika, pikërisht nga shteti i Zimbabves, nga e ka preardhjen Chisora. Afrika asnjëherë më parë nuk ka pasur një ari dhe është Chisora ai i cili i përngjan atij. Grizzly-t mesatarisht peshojnë 120 deri 180 kilogramë, ndërsa Chisorra peshon aty pari, 110 kilogramë. Dhe duke ditur eksperiencën e tij, fuqinë, guximin, do të jetë arrë e fortë për Usyk. Edhe pse të gjithë e shohin Usyk-un favorit, unë themë se do të jetë mjaft e vështirë për ukrainasin, thjesht është ajo që e kam cekur më sipër Chisorra i takon atyre boksierëve natyral të kategorisë së rënd, ndërsa që Usyk duhet të dëshmohet.

Usyk ka rrahur më të mirët e botës në kategorinë kruzer, të gjithë me rend duke fituar edhe titullin “Muhammed Ali Trophy”. Nga viti 2016 deri në fund të vitit 2018 për tre vite me radhë mposhti një nga një kërcënuesit e tij, si: Krysztof Glowacky UD 12, Michael Hunter UD 12, Marco Huck TKO 10, Mairis Briedis SD 12, Murat Gassiev UD 12 dhe Tony Bellew TKO 8. Atij më si mbeti të qëndroj në kategorinë kruzer sepse mbledhi gjitha titujt e botës në këtë kategori, WBC, WBA, IBF dhe WBO duke e bashkangjitur edhe trofeun ALI. Pra sfida e tij e radhës do të jetë a do të mund të përsëris këtë sukses edhe në kategorinë e rënd.

Ndërsa për Chisorën, çka të themi. Është mposhtur 9 herë gjatë karrierës së tij por nga burrat më të mëdhenjë të kësaj kategoria. Ai ka 32 fitore të tjera të gjitha me vlerë. Si një trim i vërtetë ai nuk iu ka shmangur asnjëherë asnjërit dhe i ka vështirsuar punët atyre. Asnjëri nuk mund të thuhet se ka mposhtur bondshëm dhe lehtë, ndoshta vetëm i madhi David Haye i cili vetëm ai e ka nokautuar. Me paraduelet, duelet dhe pasduelet Chisora ka merita të mëdha me atë që i ka sjellur kategorisë së rënd. Ai pësoi nga Vitali Klitschko UD 12, nga Tyson Fury dy herë një herë me UD 12 dhe RTD 10, David Haye TKO 5, Dillian Whyte dy herë SD 12 dhe KO 11 dhe disa humbje tjera që i humbi pasi nuk ishte përgatitur si duhet dhe të gjitha humbjet e tij kanë vlerës sepse siç e ceka edhe më parë i ka sjellur në vështirësi kundërshtarët. Ndërsa ka mposhtur ish-kampionin e botës Danny Williams TKO 2, Carlos Takam TKO 8, Artur Szpilka KO 2, David Price TKO 4 e shumë tjerë.

Usyk dhe Chisora do të jetë më shumë se një meç. Do të shihet se a ka të ardhme Usyk në kategorinë e rënd, apo Chisora edhe një herë do të dëshmohet se është njëri ndër boksierët më të mirë të kësaj kategorie në 20-vitet e fundit. Për secilin nga te dytë fitorja do të jetë mjaft domethanëse.

www.kosovaboxing.org


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.