Gervonta Davis dhe Leo Santa Cruz, një super duel këtë të shtune
2 min readDita e shtunë do të na sjell edhe një super përballje në San Antonio të SHBA-ve ndërmjet dy kampionëve të botës, amerikanit Gervonta Davis (23-0, 22 KO) dhe meksikanit Leo Santa Cruz (37-1-1, 19 KO).
Të dy kampionët kanë vendosur të dyluftojnë për tre brezat që i posedojnë, Super WBA në kategorinë super pendë që mbahet nga Gervonta Davis dhe WBA Regular në kategorinë super pendë dhe WBA Regular në kategorinë e lehtë që në pronë i ka Leo Santa Cruz.
Për vëmendjen e këtyre brezave që janë bërë të shumtë dhe e komplikume, pasi WBA ka dy kampionë WBA-Super kampion dhe WBA-Regular kampion, është mirë që federatat botërore të vendosin për një kampion dhe jo dy breza që për njerzit e rëndomt është e pakuptimtë. Për këtë problematik reagoi para disa ditësh edhe ish-kampioni i botës në katër kategori të ndryshme, Floyd Mayweatheri i cili u dërgoi mesazh gjithë atyre federatave për manipulimin e titujve, gjë që kishte të drejtë plotësisht.
Për këtë duel mjaft të mirë kontaktuam mikun dhe bashkpntorin tonë në Milwaukee të SHBA, Besnik Izairi, i cili njëkohësisht është trajneri i boksit dhe kikboksit dhe është mjaft aktiv. Ai i dha përparsi Santa Cruz-it: “Santa Cruz gjuan shumë goditje gjatë një meçi dhe mendoj kjo do të jetë përparsia e tij duke sjellur fitoren meksikanit” theksoi Izairi për Kosova Boxing.
www.kosovaboxing.org
30 tetor 2020