RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Grushtat e fortë të Smakiçit nuk i duroi as Gabriel Enguema

2 min read

Smakiçi: Do të rrisë emrin Kroacisë dhe të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve

Arena Zagreb, Kroaci, 8 shtator 2018 – Agron Smakiçi ka arritur të shënoj edhe një fitore të rëndësishme drejt kreut të renditjes së kategorisë së rënd. Smakiçi për herë të parë në boksin profesionist u paraqitë në qytetin e lindjes në Zagreb. Për Smakiçin kjo ishte një emocion dhe ndjenjë e veçant pasi që nga viti 2010 kur e filloi boksin profesionist, të gjitha meçet i zhvilloi në Austri dhe Gjermani.

Smakiçi shkëlqeu në Zagreb. Grushtat e tij nuk arriti ti përballoj as Enguema. Spanjolli arriti të mbahet vetëm deri në raundin e shtatë kur në ato momente Smakiçi furishëm e goditi duke e lënë të shtrirë në dysheme.

Kjo është fitorja e 14-të e Smakiçit, 12 me ndërprerje në po aq meçe. Smakiçi para përballjes me Engueman renditej i 97-ti në botë dhe shumë shpejt pritet të ngritet edhe më lartë pas kësaj fitore. Ndërsa për Engueman kjo ishte humbja e shtatë, karshi tetë fitoreve.

Ai nuk harroi të përmend edhe origjinën e tij kur u pyet nga gazetari i Vecernji.hr për të ardhmen dhe për përballjen e mundshme në të ardhmen me Filip Hrgoviç. “Une dhe Filipi jemi shok të mirë dhe nuk kemi arsye të përballemi njëri me tjetrin. Ne duhet të ngrisim lartë emrin e Kroacisë. Poashtu ju e dini se unë jam gjysmë shqiptarë dhe gjysmë kroat, prandaj do të rrisë emrin edhe të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve” theksoi Smakiçi.

Smakiçi ngadalë dhe sigurt po ecën drejt sukseseve të mëdha. Ai është njëri ndër boksierët më potencial në kategorinë e rënd.

Artan Vërbica
10 shtator 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.