Analizë: Nëse do të kishte drejtësi, Golovkin do të duhej të fitonte
3 min readArtan Vërbica
13 shtator 2018
Pak ditë na ndajnë nga revanshi ndërmjet Saul Alvarez i njohur si Canelo dhe Gennady Golovkin apo “Triple G” i cili do të zhvillohet me 15 mars në T-Mobile Arena në Las Vegas.
Dueli i dy boksierëve më të mirë të kohës do të jetë mjaft interesant, pasi që nga meçi i parë mbetën mjaft paqartësi kur meçi u përmbyll si i barabartë, prandaj revanshi do të jetë mjaft interesant.
Në meçin parë i zhvilluar një vit më parë Golovkin ishte më i mirë duke qenë për një nuancë më i mirë se Canelo, gjë që ngriti shumë polemika pasi dy gjyqëtarët ishin afër, Dave Moretti e gjykoi 115-113 për Golovkin që ishte vlerësim real. Don Trela e vlerësoi 114-114, ndërsa skandaloze ishte Adelaide Byrd duke e gjykuar me 118-110 për Canelon. Kjo ngriti polemika të mëdha duke qenë e një anshme dhe aspak korrekte, thjesht e manipuluar.
Golovkin e quajti vlerësimin e gjyqëtarëve skandaloz duke vlerësuar vetën fitues. Njësoj mendoi edhe Canelo që asesi nuk pranoi humbjen dhe dy taboret vendosën për revanshin. Pas bisedimeve të para revanshi u caktua me 5 maj. Por, ndodhi diçka e papritur ku Komisioni Diciplinor i Nevadës, VADA, pas rezultateve të zhvilluara te dy boksierët gjeti diçka të palejuar tek Canelo. E gjithë kjo ka rezultuar për shkak të gjetjës në gjak të substancës “clenbuterol”, e cila është e ndaluar të përdoret nga sportistët.
Canelo është arsyetuar se gjatë qëndrimit në Meksikë ka përdorur mish gjedhi, që në Meksikë mishi i gjedhave shumë herë rezulton me substancën e kontaminume të “clenbuterol”. Canelo u suspendua përkohësisht dhe iu dha mundësia e dytë e testit ku prapë doli pozitiv. Nga ai moment meçi i paraparë të zhvillohet me 5 maj u anulua, ku meksikani u denua me tre muaj denim. Golovkin për hirë të publikut të tij mbajti datën e meçit duke mbrojtur titujt e kampionit të botës duke mposhtur armenin, Vanes Martirosyan me nakaut në raund të dytë.
Se cili do të jetë fitues! Do të jetë mjaft vështirë të vlerësohet. Gjasat janë të barabarta edhe pse në meçet e fundit Golovkin me Brook dhe Jacobs ka pranuar mjaft goditje dhe shihet që ka një teposhtëze. Nëse do të bokson hapur sikur se ka bërë në meçet e fundit, atëhere Canelo me goditjet e tij të forta do ta mposht kazakun e pamposhtur deri më tani. Canelo është më i ri më i fortë dhe ndoshta loja e tij e fundit mujd te jetë një lojë e tij dhe promoterit De La Hoya të përfitojnë në kohë. Në tjetrën anë Golovkin dëshiron të dëshmohet që është akoma më i miri, e kjo do të shihet këtë të shtunë. Si do që të jetë pas lojrave të ndyta nga ekipi i Canelos me vlerësimin jo real dhe skandalit me mjete të palejuara me përdorimin e “cleanbuterol” do të ishte e drejt dhe reale që Golovkin të fitonte.
Edhe pse si një tifoz i madh i Canelos këto vite, do të ishte e drejt që kazaku të dilte triumfues.
www.kosovaboxing.org